"Integrimi i Shqiperise ne BE, sfide per shqiptaret"
Ambasadori i Danimarkes ne Shqiperi, Karsten Akajer Jensen tha se integrimi ne Bashkimin Evropian eshte nje sfide e madhe dhe varet nga vete qytetaret shqiptare. Ne kuader te javes evropiane, ambasadori i Danimarkes ne Shqiperi i ftuar nga pedagoge dhe studente te Fakultetit "Marin Barleti" ne Tirane, bisedoi me ta per sfidat e integrimit te vendit dhe anetaresimit ne Bashkimin Evropian. "Sigurisht qe dita e anetaresimit ne BE e Shqiperise do te jete nje dite e madhe per te gjithe ju, por pasojat e kesaj pjesemarrjeje ne familjen e bashkuar Evropiane, do te ndihen disa vite me vone dhe kjo eshte teresisht e varur nga vete shqiptaret", deklaroi Jensen perpara studenteve shqiptare. Ne kete kendveshtrim, ai nuk ka munguar te shprehet se ishte i bindur qe shqiptaret do t'ia dilnin ne aspiraten e tyre per integrimin ne strukturen Evropiane, per te cilen po punojne me perkushtim. Sipas tij, aplikimi per ne BE eshte nje sfide e madhe per cdo vend. Ne kete kuader ai ndau me studentet edhe eksperiencen e Danimarkes, pergjate integrimit te saj ne BE. Java Evropiane, eshte nje aktivitet i pervitshem qe do te zgjase edhe tre dite te tjera ne Tirane.
Presidenti Topi dhe kryeministri Berisha, vendosin kurora ne Varrezat e Deshmoreve. Vizite tek familja Hajdari, mungon Topalli
Presidenti Topi dhe kryeministri Berisha, vendosin kurora ne Varrezat e Deshmoreve. Vizite tek familja Hajdari, mungon Topalli