E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama "Ulje cmimit te naftes dhe kostos se prodhimit"

Lideri i Partise Socialiste, Edi Rama, ka premtuar se do te ulin koston teresore te prodhimit, duke nxitur permes mbeshtetjes financiare, rritjen e njesive te prodhimit dhe njekohesisht, duke nxitur me politika te reja, edhe permiresimin e teknologjive te prodhimit. Deklarata eshte bere gjate takimit te zhvilluar diten e djeshme ne Novosele te Vlores, ku kryesocialisti ka folur per programin mbi bujqesine. Rama ne kete fshat ka riperseritur dhe heqjen e akcizes se naftes duke rikujtuar edhe premtimet e kryeministrit aktual. "Sali Berisha ne vitin 2005, mori shume vota ne fshat, duke ngritur zerin ne kupe te qiellit per cmimin e naftes, qe atehere ishte 600 leke dhe per Sali Berishen, ishte shume i larte. Ai premtoi, se me te marre voten tuaj, do ta bejme 400 leke cmimin e naftes", tha Rama. Dhe jo sic ndodhi, sipas kryesocialistit, me te gjitha premtimet e Sali Berishes, qe jo vetem nafta nuk zbriti, por perkundrazi cmimi i saj u dyfishua e u trefishua, dhe njerezit mbeten ne mes te kater rrugeve. Ai sqaroi se zhvillimi nuk do te jete me i pabalancuar, por perkundrazi, do te synohet nje zhvillim harmonik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›