E Shtunë, 31 Tetor 2026

Posta sherbime nepermjet telefonise celulare

Sistemi postar ne vendin tone do te sjelle te tjera sherbime te reja, dhe kjo fale marreveshjes se firmosur dje me shtetin fqinje Italine. Ne nje takim te kryeministrit Berisha me nje delegacion te Postes Italiane, te kryesuar nga Drejtori ekzekutiv i saj Massimo Sarmi u pohua se sherbimi postar tashme do te kete sherbime elektronike te kryera nepermjet postes dhe telefonise celulare. Ne keto sherbime perfshihen transferte parash, shperndarje te ndihmes sociale dhe sherbimeve te tjera qeveritare si sherbime me certifikata apo te tipit konsullor. Nga ana e tij kryeministri Berisha u ka bere te ditur miqve ate cka eshte arritur gjate ketyre viteve te fundit ne sistemin postar, numrin e sherbimeve qe jane shtuar si dhe permiresimin e rrjetit. Nga ana tjeter kreu i ekzekutivit siguroi qe qeveria shqiptare do te mbeshtese bashkepunimin midis Postes Shqiptare dhe asaj Italiane. "Posta Shqiptare, me reformat strukturore te ndermarra ne keto tre vitet e fundit, ka rritur numrin e sherbimeve dhe permiresimin e rrjetit te saj, asistenca dhe bashkepunimi me Posten Italiane, do t'i sherbeje asaj per t'u modernizuar me tej" eshte shprehur gjate fjales se tij kryeministri Berisha. Gjate vizites se djeshme ne vendin tone delegacioni italian ka firmosur nje marreveshje e cila do te mundesoje sherbime te tipit e-government qe do te mundesohen nga Posta Italiane. Ky lloj sherbimi, sipas kryeministrit Berisha do te jete pjese e zinxhirit te madh te sherbimeve elektronike qe qeveria shqiptare ka filluar tashme te aplikoje ne sistemin e taksave, te prokurimeve dhe i ka kerkuar edhe sistemit bankar te filloje ta aplikoje ate sa me pare.

Ne takim ishte i pranishem edhe ambasadori italian ne Shqiperi Saba D'Elia. Sarmi i shprehu kryeministrit Berisha pergezimet per sukseset e arritura nga Posta Shqiptare dhe i prezantoi nje sere sherbimesh te tjera te mundshme qe Posta Shqiptare mund te ofroje, e asistuar nga Posta Italiane vecanerisht ne sherbime te tipit e-government. Ai shprehu gjithashtu, besimin qe marreveshja e bashkepunimit do te nenshkruhet midis Postes Shqiptare dhe asaj Italiane, dhe do te finalizohet me forcimin e marredhenieve midis dy institucioneve, me rritjen e sherbimeve ndaj qytetareve dhe permiresimin e cilesise se tyre. Ne kete drejtim, Sarmi i prezantoi kryeministrit Berisha, sherbime elektronike te kryera nepermjet postes dhe telefonise celulare, te tilla si transferten e parave, shperndarje te ndihmes sociale dhe sherbimeve te tjera qeveritare si sherbime me certifikata apo te tipit konsullor. Kryeministri Berisha, pasi i falenderoi per interesin dhe propozimet, ne drejtim te rritjes se numrit te sherbimeve dhe permiresimit te cilesise se tyre ndaj qytetareve, siguroi qe qeveria shqiptare do te mbeshtese bashkepunimin midis Postes Shqiptare dhe asaj Italiane. Kryeministri Berisha tha se, ndonese Posta Shqiptare, me reformat strukturore te ndermarra ne keto tre vitet e fundit, ka rritur numrin e sherbimeve dhe permiresimin e rrjetit te saj, asistenca dhe bashkepunimi me Posten Italiane, do t'i sherbeje asaj per t'u modernizuar me tej.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›