Presheva, Strasbourgu shqiptaro-serb
Nga Halil Matoshi
Ndonese ende me pavaresi te mbikeqyrur, Kosova ka marre njohje te jashtme nderkombetare si shtet klasik i pavarur dhe sovran. Pas shpalljes se pavaresise, Kosova serish mbetet me tre pushtete, me UNMIK'un brenda (qe po merr gjithnje rol subversiv ndaj shtetit te ri dhe qe duket se e trajton veten si garant te gjashte pikeshit te Ban Ki-Moon'it), me Eulex'in dhe ZCN (si pushtet e Brukselit) dhe me qeverine vendore, si rezultat i zgjedhjeve nen kornizen kushtetuese, per institucionet e perkohshme veteqeverisese. Keto tre pushtete jane legale, por qe te gjitha me nje legjitimitet te brishte ose fare pa te (nderkaq qe, ekzistojne shume qendra fuqie politike, te barasvlershme me pushtetet faktike, sic jane NATO, OSBE, Ambasadat perendimore etj.) Tash pas nje viti pavaresie, Kosova ballafaqohet me nje model etnonacionalist, kleptokratik dhe autokratik te qeverisjes, karshi qytetareve te saj, kurse karshi faktoreve perendimore, ky model i qeverisjes ka rreshqitur ne degjueshmeri te skajshme, te cilen ish ambasadori slloven Volk e cilesoi si "servilizem te frikshem".
Ne Kosove ka deficite te medha demokratike. Dhe ky model qeverisjeje po ia gerryen perdite legjitimitetin vertikal dhe horizontal. Se kendejmi ky model qeverisjeje po e deshton shtetin e Kosoves. Pa integritet territorial, pa lirine e shprehjes per sa u perket qeverisjes dhe rrjedhave shoqerore, e me abuzimin e saj ne kontekstin e fese/feve, pa liri ekonomike (pa te drejten e punes dhe mireqenies) dhe pa liri nga frika, Kosova eshte ne vitin zero.
Sot, shtrohet sfida e thyerjes se sindromit te vitit zero dhe sfida e ruajtjes se Kosoves unike? Shume teoriciene te gardes se vjeter, por habitshem edhe nga te rinjte ne Kosove i meshojne fort tezes se Kosova shtet i pavarur dhe sovran nuk do ta mbijetoje historine dhe se ajo, eshte nje projekt pragmatik si rezultat i kompromiseve te medha me Washingtonin dhe Brukselin, dhe se vetem bashkimi i shqiptareve ne nje shtet te madh do t'i permbushe jo vetem aspiratat politike por edhe kerkesat per fuqi ekonomike dhe ushtarake. Ne kete aspekt, lidershipi kosovar duhet te investoje ne de-territorializimin e nacionalizmit, sepse kjo logjike anon kah bosnizimi i vendit, pra kah ndarja etnike, qe aktualisht u degjua nga lideri i serbeve te Bosnjes Dodik. Sipas Ernest Gelnerit, fuqia dhe prestigji i nje kombi varen nga perqindjet e rritjes ekonomike, e jo nga madhesia e hartes qe arrin ta lyej me ngjyren e vet. E per ta ruajtur nje Kosove unike ne kufijte e njohur nderkombetarisht (sipas Kushtetutes se vitit 1974 nen Federalizmin jugosllav) duhet te realizohet nje pluralizem kulturor (dy ose me shume kanale televizive kombetare te jene njelloj te kapshme ne po te njejtin "truall") dhe de-fetishizimi i truallit, perndryshe, alternative e kesaj eshte spastrimi etnik. Natyrisht se shqiptaret nuk mund t'i ndale askush te integrohen ne aspektin kulturor, komunikativ dhe njerezor, perbejne nje treg unik vlerash, e tjeter gje eshte se cfare kane per t'i dhene njeri tjetrit. Perfundimisht roli i kufijve po zbehet. Pas deklarimeve zyrtare te Tiranes se tregut kosovar ia dedikon Portin e Shengjinit, qe sot mund te thuhet se integrimi ndershqiptar por edhe rajonal po behet realitet. Natyrisht se per integrime euro-atlantike shtetet e Ballkanit Perendimor duhet te mos kene barriera (asnje telash me fqinjet) por te krijojne Strasbourget e tyre. P.sh. Strasbourg'u mes Kosoves dhe Serbise mund te jete Presheva. Nese e pranojme qe, ne fund te shekullit 19 dhe fillimin e shekullit 20 (kur u krijua kombi shqiptar i rrenjeve dhe kultures) shumica e kombeve evropiane dhe posacerisht atyre te Ballkanit Perendimor ishin prodhime te nacionalizmit, kurse ky i fundit derivat i industrializimit dhe modernizimit, atehere na dalin te gabuara llogarite se ceshtja e komb-krijimit tek shqiptaret trajtohet si e mbyllur me Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. Me vet faktin se te gjithe ithtaret e kesaj teze e pranojne faktin se shqiptaret ishin pothuajse 90% analfabete (e shqiptaret e Kosoves edhe me 1945 ishin gati 98% analfabete), kurse per industrializim dhe modernizim as qe mund te behet fjale, e si mund te flitet pra, ne keso rrethanash per nje komb te kryer shqiptar ne fund te shekullit 19 dhe fillimshekullin e kaluar? Prandaj, kombi shqiptar as me krijimin e shtetit me 1912-13 nuk ishte pune e kryer, per kete mund te flitet tek ne vitet '70 dhe '80 te shekullit 20 kur me diktatin e komunisteve u rikthyen ne histori miti per Iliret, Skenderbeu, Lidhja Shqiptare e Prizrenit si dhe u vendos standardi gjuhesor (1972.) Nderkaq qe, ne Kosove, etnia shqiptare u ngrit ne njesi te rritur me 17 shkurt 2007 dhe gjate procesit te shtet-krijimit po e nderton identitetin e vet kombetar (kombin e shtetit). E hapat e pare jane aprovimi i deklarates se pavaresise kombetare, simbolet kombetare/shteterore, pastaj Kushtetuten...
Dhe, kesisoj me 17 shkurt e drejta e vetevendosjes se jashtme eshte konsumuar, ngase Kosova i ka plotesuar tre kushtet themelore per te qene shtet sipas parimit te vetevendosjes se popujve te kolonizuar: 1. Kosova u trajtua si territor i okupuar nga Serbia (me 1989), 2. Shumica e kosovareve kishin nje vullnet politik per pavaresi dhe 3. Trajtimi gjenocidal i tyre nen shtetin serb; Se kendejmi, klasa politike e Prishtines duhet ta zgjedhe de-territorializimin e nacionalizmit, ne nje nacionalizem konstitucional (Habermas), diversitetin kulturor dhe qeveri me autoritet mbi-kombetar, e jo ta riktheje nacionalizmin etnik te modelit te serbeve ne Kroaci e Bosnje dhe ne vet Serbine.
Shteti i Kosoves, si njesi e rritur politikisht duhet te de-etnizohet per t'u ngritur ne shtet qytetar (e kjo ne asnje menyre nuk do te thote se keta qytetare-perberes te kombit te shtetit te ri do te jene me pak shqiptare sec ishin), kurse skena politike duhet te de-heroizohet, ne kuptimin e legjitimitetit vertikal dhe horizontal (Holsti), e jo te asimilimit ose heqjes dore nga perkatesia etnike. Ne kontekstin kosovar, shteti eshte krijuesja e kombit te shtetit, qe "harron" prejardhjen, duke punuar shume ne ndertimin e te sotmes demokratike dhe te nesermes se perbashket, sipas asaj qe thoshte Ortega Y Gasset, se nuk na mban se bashku ne shtet e kaluara e perbashket, por ajo qe synohet te arrihet ne te ardhmen.