Eagle, ne ndihme te femijeve jetime
Kompania me e re e telefonise celulare ne Shqiperi Eagle Mobile, lancoi te henen iniciativen "Biznesi ne mbeshtetje te femijeve jetime" se bashku me 23 kompani, biznese dhe organizata me emer ne vend. Eshte hera e pare qe nje kompani ndermerr nje nisme te tille ne Shqiperi. Fillimisht ne nje takim te perbashket pjesemarresit vendosen te ngrene nje strukture te perbashket per te kontribuar per femijet jetime gjate vitit 2009. "Ky eshte nje projekt i perbashket jo vetem i Eagle Mobile. Ne i falenderojme te gjithe koleget qe ndodhen ketu duke treguar nje shembull unik se biznesi mund te kontribuoje per pjeset e tjera ne nevoje te shoqerise. Eagle Mobile do te akordoje 20 bursa studimi, 10 per studime ne shkolle te mesme dhe 10 per ne universitet" tha nder te tjera drejtori i pergjithshem te Eagle Mobile Ali Taskin.Ne emer te Fondacionit "Femijet Shqiptare" Elvana Hana e pershendeti nismen duke garantuar mbeshtetje te plote dhe asistencen e nevojshme per realizimin e tij. Drejtori i Pergjithshem i Institutit Kombetar te Integrimit te Femijeve Shqiptare Ilir Cumani tha se "ky zhvillim eshte per tu marre shembull nga te gjitha kompanite dhe bizneset ne vend". Drejtuesit e kompanive te ftuara nga Eagle drekuan se bashku me femijet jetime dhe koleget gazetare.