"Perlat Rexhepit" i shtohen 50 peme
Nje tjeter sipermarrje e rendesishme ne kryeqytet i eshte bashkuar nismes "Nje qytetar - nje peme", iniciuar nga Bashkia e Tiranes. Ne kete kuader, Banka Kombetare e Greqise eshte bere ne menyre vullnetare, pjese e nismes "Nje qytetar - Nje peme", permes mbjelljes se 50 pemeve ne segmentin e rruges "Perlat Rexhepi". Kryebashkiaku Rama, i pranishem ne aktivitet, perseriti edhe njehere thirrjen e tij, drejtuar sipermarrjeve ne kryeqytet, per t'iu bashkuar kesaj nisme. Sipas tij, te gjitha bankat e kryeqytetit i jane pergjigjur pozitivisht apelit tone per t'u bere pjese e nismes "Nje qytetar-nje peme" dhe sot ky apel gjen misherimin e vet, ne mbjelljen e nje grupi tjeter pemesh, ne nje rruge tjeter te kryeqytetit. Kjo nisme ka si synim te nxise bashkepunimin dhe kontributin e komunitetit, shoqatave jo fitimprurese, agjencive te ndryshme, bizneseve te medha dhe te vogla, kompanive private dhe shoqerive, ne permiresimin e cilesise se mjedisit ne kryeqytet. Po ashtu, kjo nisme synon gjithashtu te ndikoje pozitivisht ne rritjen e vlerave te komunitetit e rivitalizimin e tyre, duke nxitur njekohesisht ndjeshmerine dhe pjesemarrjen qytetare ne keto nisma . Cdo qytetar i Tiranes mund te jape kontributin e tij, duke u bere keshtu pjese e kesaj iniciative, e cila eshte nje thirrje per veprim, eshte me shume se te mbjellesh nje peme.