E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuneli i Kalimashit, i afrohet drites

Vepra me e madhe e infrastruktures ne vend po shkon drejt fundit. Sipas te dhenave me te fundit te Ministrise se Transporteve, ne tunelin Rreshen -Kalimash te rruges se re, Durres- Kukes kane perfunduar rreth 86 per qind e punimeve. Burimet zyrtare ne Ministrine e Transportit kane garantuar se, punimet per ndertimin e rruges po ecin sipas parashikimeve. Nderkohe, ne rruge do te vendosen edhe pajisjet elektromekanike te tunelit qe nuk jane pjese e punimeve tipike te nje rruge. Jane mijera aksesore qe do vendosen ne te dy tunelet qe ne total llogariten 12 km dhe qe i pergjigjen standardeve me te larta per sigurine ne tunele, te cilat monitorojne ne cdo cast temperaturen, lageshtiren si dhe pranine e gazrave dhe cdo lloj rreziku te mundshem ne tunel njoftojne te njejtat burime. Segmenti Rreshen-Kalimash eshte pjese e autostrades Durres-Morine, 170 km e gjate, e cila lidh bregun e Adriatikut me kufirin e Kosoves dhe rajonin. Ndertimi i ketij segmenti rrugor eshte vecanerisht i rendesishem per zhvillimin ekonomik te Shqiperise, sepse lidh tregjet e Evropes Juglindore me rruget kryesore nderkombetare detare, nepermjet portit te Adriatikut ne Durres. Si gjate ndertimit, edhe pas perfundimit, autostrada do te sjelle zhvillim ekonomik ne zonen verilindore te vendit, duke terhequr sipermarrje dhe turiste ne terrenin malor te kesaj zone. "Bechtel-Enka" po punon pergjate 61 km te autostrades. Aktualisht po punojne mbi 3.500 punonjes dhe per te arritur nje progres te tille punimesh, po perdoren rreth 1.300 makineri te tipeve te ndryshme. Ndertimi i vepres me te madhe e infrastruktures ne vend, po kalon ne nje sere polemikash, per shkak te akuzave per korrupsion gjate kontraktimeve. Punimet per vazhdimesine e saj edhe ne pjesen kosovare pritet te fillojne gjate ketij viti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›