E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton me 71 vota “pro” buxhetin faktit 2010. Berisha: Prioritet i Qeverisë, rritja e të ardhurave për çdo shqiptar

06-10-2011 / Gazeta 55

Opozita refuzoi edhe sot të votonte ligjet me 84 vota. Gjykata Administrative, peng i interesave të PS.


Patozi: Paketa e Ramës, si rreng fëminor – po përdor të gjitha rrugët për të bllokuar integrimin


Pas debateve të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi ka miratuar me shumicë votash buxhetin faktit për vitin 2010. Pas votimit në tërësi, votimi elektronik ka vulosur miratimin e buxhetit me 71 vota “pro” dhe 53 vota kundër. Gjatë diskutimit të buxhetit faktik për vitin 2010 në seancë, kryeministri Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi shkëmbyen akuza me njëri-tjetrin. Berisha u shpreh nga foltorja e Kuvendit se të gjitha të ardhurat e mbledhura nga taksapaguesit shqiptarë janë shndërruar në para për xhepat e tyre. Duke folur në seancën plenare të Kuvendit ku u diskutua buxheti faktik 2010, kryeministri Berisha theksoi se prioritet i qeverisë mbetet rritja e të ardhurave për çdo shqiptar. “Qeveria para së gjithash dhe mbi të gjitha i shndërroi në para për portofolat e 810 mijë familjeve shqiptare. Në një kohë kur qeverive të tjera iu desh të fusin gërshërët në xhepat e qytetarëve të tyre, qeveria shqiptare derdhi një pjesë të mirë të buxhetit shqiptar për rritjen e rrogave dhe pensioneve”- u shpreh kryeministri Berisha.


Opozita bllokon sërish votimin e ligjeve me 84 vota

Edhe seanca e sotme Kuvendit ishte pasqyrë e katër seancave të mëparshme, teksa Partia Socialiste vazhdon të refuzojë votimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar. Sot, deputetët e opozitës kundërshtuan përsëri futjen në rendin e ditës të projektligjeve me 3 të 5, ku ndër ta spikat edhe projektligjin për ngritjen e Gjykatës Administrative, i cili vazhdon të mbetet në sirtarët e Kuvendit prej më shumë se 2 vitesh, në prije të konsensusit të opozitës. Pas një debati prej gati dy orësh në pikën e katërt të rendit të ditës së punimeve të parlamentit, ishte parashikuar votimi i p/ligjit “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ftoi deputetët të miratonin këtë p/ligj, të cilin ajo e konsideroi si mjaft të rëndësishëm. “Ftoj të gjithë deputetët të votojnë, pa votat tuaja ky ligj nuk kalon”- iu drejtua Topalli opozitës të pranishme në sallë. “Projektligjet me 3/5 e votave do të mbeten në rend ët ditës në çdo seancë plenare”- kryetarja e Kuvendit, duke theksuar se ligjet e rëndësishme janë pjesë e rekomandimeve të Komisionit Evropian.
Por, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, konfirmoi qëndrimin destruktiv të Partisë Socialiste, teksa deklaroi se opozita ka bërë një ofertë në plotësim dhe zbatim të atyre rekomandimeve që ka bërë Bashkimi Europian, sipas të cilës qeveria bashkë me opozitën kanë përgjegjësinë që në mënyrë transparente dhe kushtetuese të gjejnë rrugën e zgjidhjes drejt integrimit europian. “Ne u kemi bërë një ofertë që të ngarkohet komisioni i Ligjeve të këtij parlamenti që brenda këtij sesioni që do të thotë deri në dhjetor, të trajtojë në bashkëpunim me një grup ad-hoc konstuticionalistësh, grupe interesi dhe ekspertë të BE-së rast pas rasti të gjitha projektligjet, sipas fushave, në një proces të hapur transparent dhe ne marrim angazhimin të japim dakortësinë me votën tonë të çdo rezultati që do të pjellë kjo procedurë”- tha Ruçi.


Megjithëse pritej një qëndrim ndryshe nga herët e kaluara, vlen të theksohet se roli dhe aksioni i opozitës në parlament, mbetet po ai i bojkotit 2 vjeçar. PS s’do reformë zgjedhore, refuzon zgjedhjen e krerëve të institucioneve kushtetuese dhe po ashtu refuzon ligjet dhe reformat e integrimit të vendit. Gjithçka është organizuar në funksion të bllokimit të punës së parlamentit. Jo më kot Edi Rama ka hedhur në tregun politik, ndonëse më shumë në atë mediatik, paketën me 10 pika, thjesht e vetëm të errësojë 12 kërkesat e Brukselit dhe si rrjedhojë të gjejë alibinë e radhës për të justifikuar mungesën e nonsensit për reformat në Parlament. 


Patozi: Paketa e Ramës, si rreng fëminor – po përdor të gjitha rrugët për të bllokuar integrimin

Në fjalën e tij gjatë seancës plenare, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi e ka cilësuar paktin prej 10 pikash të propozuar nga opozita, si rreng fëminor i kreut të saj, Edi Rama. Patozi theksoi se 10 pikat e paktit nuk janë gjë tjetër veçse hartimi i Edi Ramës i cili po e përdor si postbllok për të mos ecur përpara me reformat integruese të vendit. “Bashkimi Europian pret prej nesh plotësimin e 12 rekomandimeve dhe 5 prej tyre janë përfshirë edhe sot në axhendën e Parlamentit por që opozita nuk pranon t’i miratojë duke përdorur 10 pikat për të bllokuar integrimin. Detyra jonë konkrete është plotësimi i 12 rekomandimeve. Integrimi është axhenda jonë kombëtare”- u shpreh Patozi, ndërsa vuri në dukje se mazhoranca dhe opozita kanë detyrime të përbashkëta për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ai gjithashtu kërkoi nga deputetët e opozitës që të miratojnë ligjet me shumicë të miratuar si kush kjo për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. “Ne nuk vëmë kushte, nuk ju imponojmë konceptet tona. Kemi një kërkesë ndaj deputetëve të opozitës: Hiqni postbllokun e integrimin”- tha Patozi. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›