Postblloqe per te penguar kthimin ne zonat e permbytura
Shkoder- Komiteti Nderministror i Emergjencave Civile vendos te mos lejoje me hyrjen ne zonat qe bejne pjese ne harten e permbytjeve. Urdhri eshte dhene ne adrese te policise dhe ushtrise, me qellim mobilizimin ne postblloqe te vecanta ne rruget hyrese ne komuna, lagje apo fshatra ku uji ka permbytur gjithcka. Arsyeja e ketij urdhri mesohet se eshte bere shmangia e ndonje tragjedie te mundshme, pasi shume prej banoreve te evakuuar kerkojne te rikthehen ne shtepite e tyre.
Per te realizuar urdhrin jane shperndare sherbime policore ne afersi te rrugeve rurale te komunave te permbytura. Qe prej dites se djeshme ne akset rrugore dytesore qe lidhin komunat me qytetin e Shkodres jane vendosur postblloqe policesh dhe ushtaresh qe nuk lejonin banore me varka apo mjete te ndryshme te futeshin ne keto zona. Aktualisht jane evakuuar rreth 5 mije vete nga tete komuna dhe gjashte lagje te bashkise se Shkodres. Ne zonat e permbytura levizin vetem varka te ushtrise, lundra apo gomone dhe tankersa qe kryejne evakuime apo shperndarje te ushqimeve ne fshatrat me problematike.
Komisioni ka njoftuar se gjate dites se djeshme ka vijuar puna per forcimin e argjinatures ne Rec nga Forcat Ushtarake, ne Dajc-Samrisht i Vjeter, si dhe ne kanalin ujites te Trushit. Gjithashtu dje ka nisur puna per ngritjen e nje pedane mbi uren e Bunes, per kalimin e mjeteve te uleta. Prej dy ditesh ne sherbim te shtabit jane vene dy helikoptere italiane per shperndarje ndihmash, kurse dje kane mberritur ndihma logjistike nga Franca dhe Austria. Sipas ministrit te Mbrojtjes, Arben Imami, jane kryer shperndarje ndihmash ne Velipoje dhe Dajc me keta helikoptere dhe jane shpetuar kater jete njerezish te semure nepermjet evakuimit emergjent pas thirrjeve per ndihme.
Motobarkat e ushtrise jane vene dispozicion per fshatrat qe ndodhen me ne veshtiresi, si Pentar, Suka-Dajc, Samrisht dhe Kthesa Dajc. Mesohet se ka ende persona te pa evakuuar dhe dje jane kryer fare pak operacione per kete qellim, pasi shumica e banoreve refuzojne largimin. Mesohet se kane mbetur rreth 200 banore te pa evakuuar dhe qe qendrojne ne banesa kryesisht per t'i ruajtur apo sherbyer gjese se gjalle. Rreth 500 forca policie dhe 900 te ushtrise qe prej dates 1 janar te ketij viti jane dislokuar ne zonat e permbytura ne rrethin e Shkodres.