Buzek: Bojkoti i PS, shume i keq

Ne prag te celjes se sesionit te ri parlamentar me 18 janar, kryetari i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, vlereson se bojkoti i opozites eshte shume i keq. Gjate nje takimi me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kreu i PE-se kritikon opoziten qe qendron jashte Parlamentit, nderkohe qe shpreh mbeshtetjen e Parlamentit qe drejton per liberalizimin e vizave per Shqiperine, ne korrik te ketij viti. "Nese nevojiten te ndryshohen shume gjera ne vendin tuaj, ashtu sikur dhe ne vende te tjera, duhet nje bashkepunim midis opozites dhe pozites. Ne e dime se gjithnje ka tensione ndermjet pozites dhe opozites, si ne cdo vend demokratik ekziston kjo, por nje lloj bashkepunimi eshte i domosdoshem, specifikisht kur te dyja palet duan te hyjne si shtet ne BE. Pra ne kete pikepamje, duke qene pergjegjese, bojkote te tilla jane te keqija, shume te keqija dhe te demshme, sepse nuk jep shume mundesi per te bashkepunuar",-tha Buzek. Nga ana e saj, Topalli gjeti vendin qe t'i beje thirrje serish opozites, te rikthehet ne Parlament per te diskutuar dhe per te ngritur komisione hetimore, per cdo gje qe eshte ne perputhje me ligjin dhe me Kushtetuten. "Ne Kuvend, ne kemi arritur dhe do te arrijme dhe per kete jam e sigurt, kompromise dhe negociata shume te rendesishme. Ndaj edhe shfrytezoj rastin per te ftuar qe te respektojne rezultatin e zgjedhjeve, per te respektuar mandatin qe i kane dhene shqiptaret per liberalizimin e vizave, per integrimin e Shqiperise ne BE dhe mbi te gjitha, per te gjitha reformat e tjera dhe sfidat e rendesishme qe kemi perpara", beri thirrje ajo. Nga ana tjeter, kreu i PE-se duke u ndalur edhe tek procesi i liberalizimit te vizave per Shqiperine, u shpreh se me sa eshte ne dijeni te negociatave te bera deri me sot, nje gje e tille do te jete e mundur per Shqiperine ne korrik te vitit 2010. "Pra ne gjysmen e vitit dhe une e di shume mire sa e rendesishme eshte kjo per qytetaret shqiptare e per politikanet shqiptare, per t'u treguar qytetareve te tyre se gjerat po shkojne ne drejtimin e duhur. Ne jemi te shume te hapur per kete", theksoi Buzek. Sipas tij, eshte e nevojshme qe Parlamenti ne Shqiperi te punoje si nje Parlament i plote dhe eficent. "Ne deshirojne te kemi bisedime konstruktive mes Parlamenteve gjate gjithe kohes dhe ndoshta ceshtja me e rendesishme eshte liberalizimi i vizave", theksoi Buzek. Ai siguroi se per sa i perket procesit te regjimit te vizave nga Parlamenti Evropian, ekziston mbeshtetja e plote per kete dhe sic eshte bere publike edhe ne deklaratat tona, nuk ka asnje ceshtje per te diskutuar ne kete pike. Kryetarja Topalli e falenderoi per ndihmen dhe bashkepunimin deri me sot. "Me kete autoritet qe ka, Presidenti Buzek dhe Parlamenti evropian une jam shume e bindur se ne kemi nje mbeshtetje edhe me te forte nga Parlamenti Evropian per te perfunduar urgjent, procesin e liberalizimit te vizave. Fjalet qe Zoti President tha me pare jane shume inkurajuese per te gjithe ne shqiptaret, per te cilet liberalizimi i vizave eshte dicka shume e rendesishme", u shpreh Topalli.
Kritika
Kreu i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, kritikoi dje opoziten socialiste se bojkoti i saj eshte shume i keq. Duke marre parasysh ketu faktin, se Shqiperia eshte nje vend qe aspiron per anetaresimin ne Bashkimin Evropian.
Vleresimi
Presidenti i PE-se, Buzek vleresoi dje gjate takimit me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, perpjekjet e qeverise shqiptare per menaxhimin e situates, per evakuimin e njerezve nga zonat e rrezikuara dhe siguroi mbeshtetjen e PE-se per kete situate.
18 Janar Dita kur do te filloje sesioni i ri parlamentar, pas pushimit te dimrit. Dhe ne kete date mesohet se hyrja e opozites ne Kuvend do te jete e veshtire, per shkak te situates se krijuar nga shkembimi i replikave te forta mes Berishes dhe Rames gjate tere periudhes.