Postet e Sejdiut së shpejti në Gjykatën Kushtetuese
Iniciues i kësaj çështjeje, Naim Rrustemi ka vendosur që kërkesën e tij të mos e procedojë në Gjykatë pa mbledhur edhe nënshkrimet e deputetëve të tjerë të interesuar, ndërsa thuhet se ka mbetur vetëm çështje ditësh derisa presidenti Fatmir Sejdiu të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.
“Koha Ditore” thekson se në orët e pasdites të së martës janë mbledhur mbi 30 nënshkrime të deputetëve që kanë vendosur të kërkojnë përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, nëse kreu i shtetit është duke e shkelur Kushtetutën përmes mbajtjes së postit të ngrirë të kryetarit të LDK-së.
Iniciativa e Rrustemit për të kërkuar intrepretim kushtetues rreth funksioneve të presidentit ka nisur javën e kaluar, dhe deri më tani është mbështetur pothuajse nga deputetët e të gjitha grupeve parlamentare.
Por, zyrtarët e Presidencës dhe ata të LDK-së konsiderojnë se presidenti Sejdiu nuk është duke bërë shkelje kushtetuese, pasi nuk është duke e ushtruar në praktikë funksionin e kryetarit të partisë.