E Diel, 1 Nëntor 2026

Postet nuk fitohen me inat, por me vota dhe konkurrencë

Përshëndetje! Në këtë forum, desha të them atë që gjithë shqiptarët “pa parti” e dinë, por që pak marrin mundimin ta thonë, sepse vijojnë jetën e tyre. Kjo grevë është grevë urie për kolltukun ose për format sesi mund ta fitojnë atë.

Asnjë sistem elektoral i ri nuk do t’u rrezikonte asgjë, nëse do kishin realisht vota dhe mbështetje në elektorat. Sepse realisht sistemi nuk sanksionon ndershmërinë e zgjedhjeve, ai thjesht përcakton kufij loje. Po të kishin parti me vota masive ato zotërinjtë, nuk do kishin nevojë as për Ramën, as për Berishën. Nuk do kishin nevojë as për greva urie. Ndryshe do të bënin grevë urie edhe PS-ja e PD-ja. Të fitojnë elektorat, nuk merret as me zor e as me nder kolltuku. Sepse pikërisht mungesa e konkurrencës e ka bërë politikën kaq legene sa është sot, me një tufë deputetësh në Kuvend, shumë prej të cilëve, më besoni, nuk njohin as gramatikën e shqipes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›