E Diel, 1 Nëntor 2026

Posti i Ted Kenedit në senat fitohet nga një republikan

Në zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara ne shtetitn Masacusets për senatin amerikan, ka fituar kandidati republikan Scott Brown. Me këtë fitore, presidenti amerikan Barack Obama humbet maxhorancën prej 60 votash në dhomën e lartë, një shumicë e cila i lejonte të evitonte obstuksionizmin. Në këtë mënyrë komplikohet rruga dretj aprovimit të reformës shëndetësore. Partia e Obamës, pas fitores së republikanit, ka humbur një vend në Senat. Në një përmbysje tronditëse, një republikan në shtetin e Masaçusets ka fituar postin e Senatit amerikan të mbajtur për 60 vjet nga një prej ligjvënësve më liberal të vendit, i ndjeri Eduard Kenedi. Kur më shumë se 90 përqind të votave nga zgjedhjet e djeshme ishin numëruar, rezultate tregonin se kandidati republikan, Scott Broën, sfidoi demokraten Martha Koakli, prokuroren e përgjithshme të shtetit. Mbrëmjen e së martës, Koakli dhe presidenti Obama i telefonuan zotit Brown dhe e uruan atë për fitoren. Fitorja e republikanit Brown mund të sinjalizojë shumë probleme për partinë e Obamës, kur të zhvillohen zgjedhjet si për në Dhomën e Përfaqësuesve Senat dhe guvernatorët në mbarë vendin. Por një problem më i ngutshëm për presidentin amerikan është se Broën do të bëhet republikani i 41-të në Senatin prej 100 anëtarësh. Kjo do të mundësojë partinë e pakicës që të bllokojë legjislacionin e presidentit për kujdesin shëndetësor si dhe të gjithë axhendën tjetër legjislative. Demokratëve u nevojitej fitorja e zonjës Koakli për të ruajtur shumicën superiore që menjanonte pengesat republikane për të bllokuar legjislacione. Këto zgjedhje të pjesshme shihen si një goditje politike për Partinë Demokratike. Ndërkaq në fjalimin e tij të fitores, Brown kritikoi propozimet e presidentit duke thënë se me to, do të rrisë taksat , do të shkatërronte vende pune dhe do të rriste borxhin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›