SHBA, demokratët humbasin në Masaçusets. Në rrezik miratimi i reformave

Demokratët humbin shumicën e kualifikuar të 60 votave në senat pas fitores së republikanit Scott Brown në zgjedhjet për senator të Masaçusetit. Brown ka fituar me 52% të votave kundrejt kandidates demokrate Martha Coakley, duke trashëguar kështu drejtimin e shtetit i cili prej 60 vjetësh ishte drejtuar nga pinjollët demokratë të familjës Kenedi.
Presideti Obama i ka telefonuar senatorit republikan për t’i uruar
fitoren duke pranuar kështu humbjen. Njësoj ka vepruar edhe rivalja
demokrate Coakley e cila deri para pak javësh shihej si fituesja e
sigurt e kësaj gare elektorale. Fitorja e republikanëve mund të
ndërlikojë rrugën e miratimit të reformës shëndetësore në senat. Brown
është senatori i 41-të republikan në senat, ndërsa për senatorët humbja e
tretë rresht pas asaj në Nju Xhersi dhe Virxhinia.
Ekspertja e sondazheve Celinda Lake ka kritikuar Shtëpinë e Bardhë se
nënvlerësoi zemërimin e elektoratit të Masaçusetit për paaftësine e
përballjes së krizës, që sipas mendimit të saj, ngjalli zemërimin e
nëpunësve të shqetësuar për ekonominë e tyre. “Nëse Scot Brown fiton
është sepse ai është kthyer në kandidatin e ndryshimit. Zgjedhësit
votojnë për ndryshimin si në 2008, por duan ta shohin këtë ndryshim. Ata
mendojnë se Washingtoni ka bërë politikën e Wall Street, jo atë të Main
Street” shprehet Lake. Nuk ka vonuar përgjigjia e Shtëpisë së Bardhë.
Strategu David Axerol i është kundërpërgjigjur indirekt akuzave të
stafit të Coakley duke thënë se ‘Shtëpia e Bardhë ka bërë gjithçka
mundej”.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 20 janar 2010 )