E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasazhe nga Bibla në armët e amerikanëve

Kanali ABC thotë se kjo është një propagandë kristiane dhe misionare. Armëve të firmës së prodhimit Trijikon me qendër në Michigan, i shtohet një numër serie nga ana e shtetit.  Dhe kjo shifër mësohet se është e pasazheve nga bibla.Në armën e përdorur në Afganistan si nga ushtarët amerikan ashtu dhe nga ata afgan në numrin e serisë shkruhet 2COR4:6. Kjo do të thotë letra e dyte e Korintasve, pjesa e katërt rreshti i gjashte, aty shkruhet “Sepse, Hyji që tha: “Prej errësirës le të shndrisë drita!”, ai ndriti në zemrat tona, që të shkëlqejë njohuria e lavdisë së Hyjit në fytyrën e Krishtit”.Ndërsa në një tjetër armë shifra JN8:12 do të thotë pjesa e tetë, rreshti i 12-të i Gjonit në të cilën shkruhet:” Atëherë Jezusi u tha përsëri: “Unë jam drita e botës. Kush vjen pas meje, nuk do të ecë në errësirë, por do ta ketë dritën e jetës”.Drejtori i shitjeve i firmës Trijikon duke folur për kanalin ABC pranon se në numrin e serisë janë të shkruar pasazhe nga bibla. Por shoqata mbi lirinë e fesë në forcat e armatosura amerikane me anë të Weinstein thotë:” në Afganistan dhe në Irak ne na shohin si kryqtarë. Këto armë, muxhahidinëve dhe talebanëve  u japin të drejtë të thonë; shikoni, ne po na vrasin armët e Isait”.Trijikon, në vitin 2008 shiti rreth 100 milion armë.                                                                                              

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›