E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Poter-AL", 10 vjet burg dy te pandehurve

Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda u fal 18 vite burg dy te akuzuarve te dosjes "Poter-Al" per trafik nderkombetar narkotikesh. Diten e djeshme, Gjykata e Krimeve te Renda ka dhene vendimin 10 vjet heqje lirie. Bledar Balliu dhe Aleksander Kolici jane denuar perkatesisht me 6 dhe 4 vjet burg nga trupi gjykues i kryesuar nga Sander Simoni. Nderkohe qe pretenca e dhene per dy te rinjte nga prokuroria ka qene 12 dhe 16 vjet heqje lirie. Te pandehurit jane arrestuar ne saje te operacionit te koduar "Poter-Al", gjate pergjimeve te kryera gjate viteve 2003-2004 per trafik nderkombetar droge. Arrestimi i tyre eshte bere ne grup, por jane ndare me pas ne dy dosje, duke kerkuar qe te gjykohen me vete. Pasi kane pranuar akuzen, Balliu dhe Kolici kerkuan nga gjykata, qe ndaj tyre te aplikohet gjykimi i shkurtuar, duke perfituar keshtu ulje te denimit me nje te tretat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›