Trafiku i turqve, 18 vjet burg grupit
Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda denon grupin shqiptaro-turk qe kryente trafik klandestinesh nga Rinasi me destinacion Italine. Diten e djeshme ka perfunduar procesi gjyqesor ne ngarkim te Yasin Ozul, Ali Ademit dhe Kelmend Frrokut, keta dy shqiptaro-maqedonas. Vendimi final ka qene 18 vjet e 8 milione leke gjobe, ndersa nga dosja eshte ndare nje tjeter shtetas turk. Procesi gjyqesor per linjen e trafikut te qenieve njerezore me itinerar Turqi-Shqiperi-Kosove-Slloveni-Kroaci-Itali, perfundoi me 6 vjet burg dhe 4 milione leke gjobe ndaj Ali Ademit, 5 muaj me shume per turkun Yasin Ozul dhe gjobe 4 milione leke dhe 5,8 vjet burg per Kelmend Frrokun. Gjate pretences prokuroria kerkoi 29 vite heqje lirie dhe 18 milione leke gjobe.