Pozicion kyc gjeopolitik i Greqise
Nuk ka dyshim qe argumenti thelbesor i politikes nderkombetare eshte ceshtja e Kosoves, e cila shpalli ne menyre te njeanshme pavaresine me 17 shkurt, pa konsensusin e Serbise, deri ne sot autoriteti sovran mbi rajonin me shumice shqiptare. Zhurma e madhe qe ka shkaktuar ceshtja e Kosoves, ka sjelle Ballkanin ne qender te interesave gjeopolitike. Interesi i riperterire i diplomacise nderkombetare per kete zone gjeografike, te karakterizuar nga ekzistenca e nje ekuilibri te perhershem delikat, eshte e destinuar qe te kete pasoja te rendesishme. Midis efekteve qe mund te vijne ndermend, eshte marrja ne konsiderate qe, tani me shume se kurre, Greqise do t'i atribuohet nje rol i nje rendesie gjithnje e me te madhe, nje kombi qe ka dale si lider dhe nje pike referimi per rajonin.
Ne fakt, ne vitet e fundit, qeverite qe i kane zene vendin njera-tjetres ne Athine kane angazhuar shume burime ne Ballkan, si ne kuadrin diplomatik, ashtu edhe ne profilin ekonomik. Nga pikepamja politike, Greqia luan nje rol protagonisti nepermjet Paktit per Stabilitetin ne Evropen Juglindore (SPSEE), nje nisme multilaterale e krijuar ne 1999 me iniciativen e BE-se nen ombrellen e Organizates per Sigurimin dhe Bashkepunimin ne Evrope (OSBE), e cila midis objektivave te veta ka promovimin e demokracise dhe te drejtave te njeriut, zhvillimin ekonomik dhe kohezionin social ne nje kontekst te qendrueshem dhe te sigurt. Vendet te te cilet drejtohet plani i veprimit jane: Shqiperia, Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, ish-Republika jugosllave e Maqedonise (FYROM), Rumania dhe Moldavia.
Ne kuadrin ekonomik, duke filluar nga 2002, Greqia ka investuar shuma te konsiderueshme permes nje projekti me nje frymemarrje me te gjere te njohur si HIPERB (Plani Helen per rindertimin ekonomik te Ballkanit), i destinuar per vendet e meposhtme: Shqiperia, Bosnja, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania. Qeveria greke ka vene ne dispozicion 500 milione euro per te nxitur zhvillimin ekonomik te vendeve te mesiperme. Perballe ketyre fakteve, duket e qarte se Athina medoemos duhet te jete marre ne konsiderate nga fuqite e medha dhe nga organizatat nderkombetare per cdo levizje te rendesishme qe duhet te behet ne Ballkan.
Nuk eshte e rastesishme qe SHBA dhe NATO po ushtrojne presione te forta mbi qeverine e Athines per njohjen e Kosoves. Miratimi i qeverise greke ndaj lindjes se shtetit te ri ballkanik do te kishte nje vlere mjaft percaktuese per te zhbllokuar kete ceshtje, nisur edhe nga raportet mjaft te mira midis Greqise dhe Serbise. Athina eshte partneri i pare ekonomik i Beogradit dhe qeveria greke eshte duke u perpjekur per te bere te mundur qe Serbia te mund te hyje me te drejta te plota si ne NATO, ashtu edhe ne Bashkimin Evropian.
Qeveria helenike, nga ana e saj, eshte e vetedijshme per nje rol gjeopolitik te rendesishem qe ka ne kete drejtim. Ekzekutivi helenik, i drejtuar nga konservatori Kostas Karamanlis, po mban nje qendrim teper te kujdesshem per sa i perket Kosoves. Per momentin, linja zyrtare e Athines, ashtu sic e shpjegoi ministrja e Puneve te Jashtme, Dora Bakojanis, eshte qe te mos prononcohet mbi njohjen e shtetit te porsalindur, ne pritje per te vezhguar se cfare do te vendosin te bejne vendet e tjera anetare te Bashkimit Evropian.
Kujdesi i ekzekutivit te Karamanlisit padyshim qe eshte diktuar edhe nga fakti qe, mbi te gjitha ne vitet e fundit, jane krijuar lidhje gjithnje e me te forta midis Greqise dhe Rusise. Ne fakt, Athina dhe Moska kane nenshkruar marreveshje te rendesishme, duke vendosur mbi te gjitha nje bashkepunim te forte per sa i perket temes themelore te energjise, ku midis te tjerave spikat marreveshja per ndertimin e naftesjellesit te madh Burgas-Aleksandropulos, i cili do te beje te mundur qe nafta e nxjerre ne Rusi te perfundonte deri ne Mesdhe. Pra, eshte normale, qe Athina nuk ka asnje arsye per te marre nje qendrim kaq te hapur kunder Moskes mbi ceshtjen e Kosoves. Mbi te gjitha, Greqia ben pjese edhe ne nje realitet tjeter te rendesishem rajonal: Organizaten per Bashkepunimin Ekonomik te Detit te Zi (BSEC), ne te cilen Rusia eshte de facto aksionerja kryesore.
Nje opinion mjaft i perhapur eshte se qeveria e Athines po perpiqet te shfrytezoje situaten ne menyre qe te kerkoje nje monedhe shkembimi te natyres politike. Cfare mund t'i kerkoje Greqia NATO-s dhe SHBA per te njohur zyrtarisht Kosoven? Ne kete moment, Athina ka shume karta per te luajtur, perderisa Republika Helenike eshte perfshire, me nje rol protagonisti absolut, ne dy prej ceshtjeve me te rendesishme te politikes nderkombetare: Qipron, e ndare nga 1974 ne nje pjese greke dhe nje turke, dhe ne konfliktin me ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise, te cilen Republika helenike e pranon vetem me akronimin FYROM.
Te dyja keto ceshtje duhet te konsiderohen motive te interesave absolute kombetare per Greqine, vend ku ndjenja patriotike eshte e forte dhe e rrenjosur ne nje menyre shume te thelle. Me 3 mars eshte parashikuar vizita ne Athine e Jaap de Hoop Scheffer, Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s. Eshte e mundshme qe ne nje rast te tille Kryeministri helen, Karamanlis, vendos ne tavoline kerkesat e veta dhe Aleanca e Atlantikut sigurisht qe duhet t'i mbaje parasysh.
Ne kontekstin aktual, Greqia e sotme eshte sot me teper se kurre nje hallke lidhese themelore e NATO-s dhe kontributi i Athines eshte teper i rendesishem per te mbajtur nen kontroll Ballkanin.
(*) PAGINE DI DIFESA