E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Kriza, politikanet te respektojne rregullat e lojes

Numri dy i qeverise shqiptare, njeheresh dhe Minister i Puneve te Jashtme, Ilir Meta ka deklaruar se Shqiperia ka ecur shume para, krahasuar me faktin se vjen nga nje diktature shume e eger. I pyetur per veshtiresite e politikes se brendshme qe po kalon Shqiperia, Meta perseriti argumentet e njohura te shumices lidhur me kerkesat e opozites socialiste. Por ai tha se keto probleme duhen pare me nje sy realist sepse vetem 20 vjet me pare Shqiperia ishte Koreja e Veriut e Evropes dhe nuk eshte e lehte qe te gjithe politikanet te respektojne rregullat e lojes. Ne kete kontekst, kreu i diplomacise shqiptare ka vleresuar progresin e Shqiperise ne keto 20 vite, ne stabilizimin e demokracise ne vend. Me keto deklarata ka percjelle dhe perplasjet me te fundit te politikes shqiptare, zv.kryeministri shqiptar, qe nga Uashingtoni, nderkohe qe ne Parlamentin shqiptar ka permbi dy dite qe vijon debati mes deputeteve te mazhorances dhe opozites per projektligjet e PS per ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare te zgjedhjeve dhe me konkretisht per piken qe percakton hapjen e kutive. Njeheresh ai tha dje ne Uashington se pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme dhe theksoi se marredheniet mes Shqiperise dhe Serbise, jane me rendesi te madhe per arritjen e nje paqeje te qendrueshme ne Ballkan. Ai iu referua vizites qe beri kohet e fundit ne Serbi, gjate se ciles ishte edhe ne Luginen e Presheves. Numri dy i qeverise, Meta i beri komentet ne Qendren SAIS, prane Universitetit Johns Hopkins. Ministri i jashtem Ilir Meta tha se Shqiperia mbeshtet njohjet e metejshme te Republikes se Kosoves dhe shprehu mendimin se tani, sfidat per Kosoven jane qe ajo te konsolidoje institucionet e reja dhe qe keto institucione te forcohen ne perputhje me te ardhmen e saj evropiane. Duke folur per viziten e tij ne Serbi, Meta tha se me gjithe mosmarreveshjet per pavaresine e Kosoves, Tirana dhe Beogradi jane dakord se Kosova duhet te perfshihet ne te gjitha nismat rajonale. Ai solli si shembull faktin qe ne konferencen rajonale ne Tirane moren pjese si ministri i Brendshem i Serbise ashtu edhe ai i Kosoves. Shqiperia beson se pa pjesemarrjen e secilit, integrimi i krejt rajonit ne Bashkimin Evropian nuk mund te jete i plote, tha ministri shqiptar. Shefi i diplomacise shqiptare, Meta ishte zyrtari i pare nga Shqiperia qe vizitoi shqiptaret ne Luginen e Presheves, vizite te cilen e quajti nje kapitull te ri dhe historik. "Mendoj se ky ishte nje shembull i mire se si mund ta ndryshojme historine per mire dhe se si mund te transformojme burimet e konfliktit ne burime te bashkejeteses paqesore, te respektit per te drejtat njerezore dhe etnike, qendrueshmeri, bashkepunim dhe begati", ka qene deklarata e Metes. Sipas tij, nje qendrim i tille i ri do te sjelle nje ndikim pozitiv per te gjithe rajonin ne veshtrimin afatgjate. Meta tha se cdo ide per ndarje te veriut te Kosoves nuk eshte konstruktive. Kjo, sipas tij, do te sillte shume telashe per te cilat ne nuk kemi nevoje por kjo nuk eshte as ne interes te Serbise dhe te serbeve sepse shumica e serbeve nuk jetojne ne pjesen veriore te Kosoves. "Ne duhet te bejme me Serbine ate qe beme me Malin e Zi, tha zoti Meta. 12 vjet me pare, shpjegoi ai, Shqiperia kishte te njejtat marredhenie jomiqesore si ato qe kishte me Serbine. Por brenda pak vitesh, ato marredhenie ndryshuan dhe tani jane te shkelqyera. Une besoj se kjo do te ndodhe edhe me Serbine, por hap pas hapi. Por kjo do te ndodhe sepse eshte e vetmja menyre", tha Meta. S.P

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›