E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Hetimi, mendim nga "Venecia"

Rozeta Rapushi
Ndryshe nga qendrimi i selise roze, deputeti i PS-se, Kastriot Islami dha dje propozime konkrete se si mund te zgjidhet ngerci politik qe edhe nga debatet e djeshme, duket se nuk ka shprese per zgjidhje. Sipas Islamit, Kuvendi per ceshtjen e komisionit hetimor, apo per hapjen e kutive te votimit, duhet ti drejtohet Komisionit te Venecias dhe nese nuk ka konsensus as per kete ceshtje, ne ekstrem mund te shkohet deri ne hapjen vetem te kutite te materialeve zgjedhore. "Per te arritur nje zgjidhje te pranueshme, palet duhet te pranojne qe ti drejtohen Komisionit te Venecias. Nese ekziston vullneti politik per ta referuar kete interpretim ne Komisionin e Venecias dhe pranuar rekomandimin e tij per ceshtjen e objektit te hetimit per komisionin hetimor kuvendor ne rastin e zgjedhjeve atehere teknologjia per t'u drejtuar ketij komisioni gjendet. E thene me thjeshte palet duhet te prononcohen per te gjetur mirekuptim per kete ceshtje", tha Islami. Sipas tij, pasi te merrej pergjigja nga Komisioni i Venecias, por edhe ne rastin kur kjo rruge nuk do te ndiqej, nisur edhe nga deklarimi i opozites se kerkohet hetimi i zgjedhjeve pa synuar ndryshimin e rezultatit zgjedhor, pra pa cenuar legjitimitetin e zgjedhjeve, mundet "in ekstremis" te pranohej qe hetimi i kutive te votimit te zhvillohej per materialet zgjedhore. "Nese ky nivel hetimi, pra deri ne nivelin e hetimit te materialeve zgjedhore do te pranohej nga palet se bashku me pranimin e kushteve te mesiperme per mos ndryshimin e rezultatit zgjedhor pra per mos cenimin e legjitimitetit te zgjedhjeve, atehere gjykoj se do te mund te gjendej mekanizmi ligjor per te hetuar zgjedhjet duke respektuar kushtetuten, vendimet e gjykates kushtetuese dhe Kodin Zgjedhor", theksoi Islami ndryshe nga debatet e kolegeve socialiste. Ai vuri ne dukje faktin se ngerci politik, po rrezikon se tepermi, ceshtjen e ndjeshme te liberalizimit te vizave. Sipas tij, mungesa e nje vullneti politik per te zgjidhur ngercin, po demton rende edhe imazhin e vendit dhe vecanerisht te klases politike. "Natyrisht qe zgjidhja varet teresisht nga vullneti politik per ta futur ate ne shtratin e shtetit ligjor. Pra zgjidhja do te ishte politike ne kuptimin e vullnetit politik vetem nese ka mirekuptim per te vendosur zgjidhjen ne shtratin e shtetit ligjor. Por nga ana tjeter zgjidhja konkrete duhet te jete ne perputhje me kuadrin kushtetues e ligjor ne menyre qe ajo te jete jo vetem afatgjate por edhe reale", theksoi Islami. Sugjerimi per te marre mendimin e Komisionit te Venecias eshte shtruar edhe nga nderkombetaret ne tryezen e negociatave te Presidenti Bamir Topi. Nderkohe qe nje sugjerim i tille eshte perjashtuar nga ana e kreut te Partise Socialiste, Edi Rama, i cili eshte shprehur se jane mekanizmat e nevojshem ligjore dhe kushtetues per hetimin e ketyre zgjedhjeve, pa iu drejtuar Komisionit te Venecias. Per te, nese mazhoranca ka ndonje paqartesi, le t'i drejtohet. Nga ana tjeter, ne lidhje me hapjen e kutive per materialet zgjedhore, Islami duket se ka qene ne te njejten mendje dhe zerin zyrtar te PS, Xhafaj.
Propozimet per zgjdhjen e krizes politike
Fillimisht palet duhet te rikonfirmojne minimalisht:
Pranimin e rezultatit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 te miratuar me vendim te KQZ dhe te deklaruar prej tij ne 1 gusht 2009;
Pranimin e Legjitimitetit te Kuvendit dhe te gjithe institucioneve te rrjedhura prej tij
Pranimin e Vleresimeve dhe rekomandimeve te raportit te OSBE/ODHIR
Respektimin e demokracise parlamentare duke nderprere bojkotin dhe qendruar vazhdimisht ne kuvend
Palet duhet te pranojne qe ti drejtohen Komisionit te Venecias
Ne rastin kur kjo rruge nuk do te ndiqej, pa cenuar legjitimitetin e zgjedhjeve, mundet "in ekstremis" te pranohej qe hetimi i kutive te votimit te zhvillohej per materialet zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›