E Shtunë, 31 Tetor 2026

U kërkon falje viktimave të 9/11

Aktori Mark Wahlberg ka kërkuar falje për komentet që i ka bërë në lidhje me sulmet e njëmbëdhjetë shtatorit. Ai kishte thënë se gjerat do të kishin qenë ndryshe nëse do të kishte qenë në njërin prej aeroplanëve që i goditën kullat binjake me njëmbëdhjetë shtator të vitit 2001.

Në një intervistë, ai kishte thënë: “Nëse do të kisha qenë në atë aeroplan bashkë me fëmijët e mi, nuk do të ishte rrëzuar ashtu siç ka ndodhur. Do të ishte derdhur shumë gjak në atë kabinë të klasit të parë dhe pastaj do të thosha, ‘Në rregull, do të aterojmë të sigurt diku në tokë, mos u brengosni’”.

Një e ve, viktimë e njëmbëdhjetë shtatorit i ka quajtur komentet ‘të pasjellshme’.

Mark Wahlberg, i cili është paraqitur në filma si ‘The Fighter’ dhe ‘The Departed’, pasi i ka bërë komentet në revistën “Men's Journal”, ka lëshuar një kërkim falje.

“Thellësisht u kërkoj falje familjeve të viktimave, të cilët përgjigjja ime u është dukur e pandjeshme. Sinqerisht nuk ka qenë e qëllimshme”, ka thënë ai.

Aktori i nominuar për Oscar, i cili bëri emër në botën muzikore të repit si Marky Mark, filloi të aktrojë në vitin 1993.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›