Pr/Buxheti 2010, Prokuroria e KLD rezerva për fondet
TIRANE- Institucionet e drejtësisë kanë shprehur rezerva lidhur me fondin që qeveria ka caktuar për to në buxhetin e vitit 2010. Gjatë një diskutimi në Komisionin e ligjeve, Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama deklaroi se institucioni që ajo drejton ka nevojë për më shumë fonde për shkak të rikonstrukturimit.
Zonja Rama tha se sikundër anëtarët e Gjykatës së Lartë edhe prokurorët kanë nevojë për konsulentë ligjorë, cka do të cojë në 345 numrin e punonjësve në organin e akuzës
“Ligji për prokurorinë i ndryshuar vjet parashikon në një nen të tij që prokurorët do të gëzojnë të njëjtin trajtim dhe të njëjtat bonuse sic gëzojnë gjyqtarët në varësi të shkallës gjyqësore pranë të cilës kryejnë funksionet. Duke qenë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kanë konsulentë ligjorë, ne thamë, (jo në ato nivel që ata kanë, secili nga një konsulent), por një ndihmës për dy prokurorë. Një ndihmesë e tillë do ishte efikase për punën e Prokurorisë"- deklaroi Ina Rama.
KLD krahasur me 2009 ka një shtesë prej 10 punonjësish në organikë duke e cuar numrin e përgjithshëm 51. Megjithatë nënkryetari i KLD-së Spahiu tha se rritja e kontrolleve në të gjitha gjykatat e vendit kërkon më shumë njerëz.
"Këto funksione të inspektimeve tematike apo të vlerësimit të punëssë gjyqtarëve vazhdon në 30 gjykata të shkallës së parë dhe të Apeleve dhe që korrespondojnë me punën e 345 gjyqtarëve,de fakto, apo 375 gjyqtarëve. Të gjitha këto detyra realizohen nga vetëm 12 inspektorë.
Vetëm në këto muaj brenda vitit 2009 në KLD janë adresuar 900 ankesa të cilat janë pjesë e punës së inspektoriatit për tu verifikuar."- deklaroi Kreshnik Spahiu.
Në buxhetin e vitit 2010 Zyra për Administrimin e Buxhetit Gjyqësor ku përfshihet edhe Gjykata e Lartë ka fondin kryesor prej më shumë se 1 miliardë e 300 milionë lekësh. Përfaqësuesit e kësaj zyre deklaruan se nevojat janë sërish të mëdha nëse bëhert fjalë për shpenzime operative.
Rezerva pranë komisionit ka shprehur dhe Avokati i Popullit i cili është deklaruar i pakënaqshëm me shkurtimin e skajshëm të shpenzimeve operative cka do të cënojë në punën e përditshme të inspektorëve.
(NEWS24/BalkanWeb)