Gërdeci, Ish- gjenerali: Mediu në gjyq si dëshmitar
TIRANE- Trupi gjykues i kryesuar nga Ridvan Hado ka rrëzuar kërkesën e 3 të akuzuarve si përgjegjës kryesorë për tragjedinë e ndodhur në Gërdec, për gjykim të shkurtuar.
Nëse do të pranohej kërkesa administratori i fabrikës së demontimit “Albademil”, e cila shpërtheu më 15 mars 2008, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli do të shpëtonin nga dënimi me burg të përjetshëm.
Seanca gjyqësore në ngarkim të 29 të pandehurve zhvillohet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës.
Kërkesa u dorëzua në seancën gjyqësore të 12 nëntorit nga avokatët mbrojtës të të pandehurve, ndërsa vetë ata nuk ishin të pranishëm.
Ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari, Dritan Minxolli, drejtori teknik i fabrikës së vdekjes; Juliana Margariti, ekonomiste e ndërmarrjes MEICO, si dhe shoqëria “Alba Demil” sh.p.k, kanë kërkuar të gjykohen me procedurë të përshpejtuar në gjendjen që janë aktet, pa kërkuar asnjë provë tjetër.
Ish Gjenerali: Mediu të dëshmojë në gjyq, jam i pafajshëm
Ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili u akuzua si një ndër fajtorët e tragjedisë së Gërdecit, por më pas cështja u pushua nga Gjykata e Lartë kërkohet si dëshmitarë në këtë proces.
Një nga 29 të pandehurit, ish ushtaraku Ndue Marku kërkon si dëshmitarë kryetarin e PR-së Fatmir Mediun, aktualisht ministër I Mjedisit, për të dëshmuar për pafajësinë e tij . Jo vetëm kaq në listën e dëshmtirave janë dhe emrat e dy ish ministrave të Drejtësisë Aldo Bumci dhe Enkelejd Alibeaj.
“Të vijnë në process për pafajësinë time”- I ka thënë trupit gjykues ish gjenerali Ndue Marku i liruar nga detyra pas tragjedisë së 15 marsit 2008.
Ndërkohë avokati mbrojtës i Ylli Pinarit ka përsëritur tezën se tragjedia e Gërdecit nuk ishte një aksident por një sabotazh me minë me sahat.
Gjatë shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve dhe municioneve në Gërdec më 15 mars 2008, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.
Familjarët e viktimave kanë vendosur të padisin Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Sipas tyre gjykatat shqiptare u ka mohuar të drejtën për një proces të rregullt ligjor, për faktin se nuk i kanë legjitimuar si palë në procesin penal ndaj të akuzuarve si përgjegjës për tragjedinë.
(s.g/BalkanWeb)