E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gërdeci” 2 të dëmtuar padi penale ndaj Mediut

TIRANE- Dhjetë vjecari i cili një vit më parë humbi nënën e tij Rajmonda dhe pësoi dëmtime të rënda pas shpërthimit të 15 marsit në Gërdec është njëri prej dy të dëmtuarve që paditën ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu në Gjykatën e Tiranës gjatë paradites të së mërkurës.
I mituri bashkë me një tjetër të dëmtuar Alketa Hazizaj kanë dorëzuar në gjykatën e shkallës së parë padinë ndaj Mediut, duke e cilësuar hetimin ndaj tij si objekt të shkallës së lartë.
Por trupi gjykues i kryesuar nga Ridvan Hado ka rrëzuar kërkesën e dy të dëmtuarve , cka ka bërë që ata të drejtohen brenda pak minutash Gjykatës së Lartë.

Pak javë më parë, nëna e 7 vjecarit Edison Durda i cili humbi jetën bashkë me 25 të tjerë në tragjedinë e Gërdecit për herë të parë ju drejtua Prokurores së Përgjithshme me padinë për Mediun, duke kërkuar heqje për herë të dytë të imunitetit të tij në Kuvend.
Por kryeprokurorja Ina Rama deri më sot nuk ka kryer asnjë veprim, ndërsa garanton se do të respektohet ligji për këtë cështje.
Familjarët e viktimave të Gërdecit kanë përfunduar kalimin në të gjitha gjykatat e të gjitha niveleve në vendin tonë lidhur me padrejtësinë që sipas tyre po u bëhet për herë të dytë për të afërmit që humbën jetën.
Tashmë Gjykata e Lartë mbetet institucioni i vetëm që ka në dorë përgjigjen përfundimtare për një prej dosjeve më të rëndësishme për drejtësinë në Shqipëri, ndërkohë që cështja ka shkuar në Gjykatën e Strasburgut.

Ndërkohë në Gjykatën e Tiranës trupi gjykues ka rrëzuar kërkesën e tre të akuzuarve si përgjegjës kryesorë për tragjedinë e Gërdecit, për gjykim të shkurtuar.
Nëse do të pranohej kërkesa administratori i fabrikës së demontimit “Albademil”, e cila shpërtheu më 15 mars 2008, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli do të shpëtonin nga dënimi me burg të përjetshëm.
Ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet si një prej përgjegjësve kryesorë për tragjedinë e 15 marsit kërkohet si dëshmitar në procesin e gjykatës së shkallës së parë në Tiranë.
Ndërkohë avokati mbrojtës i Ylli Pinarit ka përsëritur tezën se tragjedia e gërdecit nuk ishte një aksident por një kabotazh me minë me sahat. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›