Prag-ndeshja Han, i befasuar nga Polonia

Trajneri Ari Han i ka nxjerrë në stërvitje dje lojtarët e tij, të grumbulluar në Rojtlingen, ndryshe nga plani fillestar, për t'i lënë pushim. Shqipëria do të ndeshet nesër në 20:30 me Poloninë dhe holandezi dëshiron një paraqitje sa më të mirë në debutimin e tij në krye të kuqezinjve. Polonia dhe Shqipëria kanë mundur në ndeshjet e kontrollin skuadrën zvicerane Shafhauzen dhe Han ka mbetur i befasuar nga paraqitja e mirë e polakëve, pavarësisht faktit se fitorja e tyre ishte minimale, 1-0, ndërsa kuqezinjtë fituan 3-1. "Rezultatet që të dyja skuadrat kanë arritur kundër Shafhauzenit nuk kanë asnjë rëndësi", thotë njëri nga anëtarët e delegacionit kuqezi në Rojtlingen. "Trajneri ishte impresionuar nga paraqitja tepër e mirë e polakëve dhe i konsideron ata si një skuadër kompakte dhe shumë e organizuar".