Dallku e Curri, nën vëmendjen e emisarëve gjermanë

Dy lojtarë që do të jenë nën vëmendjen e emisarëve gjermanë do të jenë Armend Dallku e Debatik Curri. E interesuar për dyshen kuqezi, e cila luan me Vorskla Poltava në Ukrainë, është Herta e Berlinit. Të janë ende në kontratë me klubin ukrainas, por Vata thotë se berlinezët do të ishin të gatshëm të paguanin shumën e lirimit prej një milion dollarësh në rast se të dy do të shfaqen bindës në takimin kundër Polonisë. "Vorskla kërkon një milion dollarë për të zgjidhur kontratat me ta. Nuk është shifër e vogël, por njëkohësisht nuk është e papërballueshme dhe Herta mund ta paguajë nëse Curri e Dallku bindin. Është një rast i mirë për ta, ashtu si për gjithë të tjerët", shpjegon ish-kapiteni i Shqipërisë.