E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA:Sulmet nuk do të prishin progresin në Irak

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dënuar sulmet e djeshme me bomba në Irak, që lanë të vdekur të paktën 69 persona, duke shtuar se kjo gjë nuk do të ndikojë në prishjen e përparimeve që janë bërë në Irak.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se zëvendës presidenti amerikan, Xho Bajden ka folur me presidentin irakian, Xhalal Talabani, për t`i shprehur atij përkrahjen për përpjekjet për të qetësuar tensionet politike.
 

Ende nuk dihet se kush qëndron prapa dhjetëra bombardimeve në Bagdad, që duket se ishin të koordinuara, mirëpo këto sulme erdhën pas tensioneve të shtuara ndërmjet fraksioneve sunite dhe shiite në vend.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›