Acarohen marrëdhëniet Turqi-Francë, tërhiqet ambasadori nga Parisi

Ambasadori turk në Paris do të kthehet sot në Ankara. Kështu ka vendosur qeveria e Reccep Tayyip Erdoganit pasi Franca miratoi një ligj që dënon mohimin e genocidit ndaj armenianëve në vitet 1915 -1916. Gjithashtu janë pezulluar të gjitha takimet ndërshtetërore dhe projektet e përbashkëta ushtarake. Ndërkohë që Senati duhet ta miratojë përfundimisht ligjin vitin e ardhshëm.
Ministri i Jashtëm, Alain Juppe publikisht është shprehur kundër këtij ligji. Sipas ligjit kushdo që e mohon genocidin mund të dënohet me 1 vit burg ose me gjobë prej 45.000 eurosh. Armenët thonë se 1.5 milionë njerëz u vranë nga Otomanët në vitet 1915-1916. Ankaraja thotë se vdiqën 300.000 njerëz dhe se edhe turqit u vranë kur armenianët u ngritën kundër Perandorisë Turke në kohën që trupat ruse e pushtuan Anatolinë lindore, tani Turqinë lindore.