Pragvendimi Ristani Do votoj kunder

Mes dilemave juridike dhe presionit te opozites duket se shumica ka pranuar ne heshtje mosasgjesimin e fleteve te votimit te 28 qershorit 2009 per te vijuar punen per zgjedhjet e reja me kuti te reja.
Kjo mund te konkludohet nga prononcimi i djeshem i kreut te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani i cili duke folur per gazeten Shqip ka bere te ditur ngrirjen e problemit ne fjale.
Mbledhja eshte shtyre pa afat dhe ende nuk ka nje vendim te KQZ-se per te ridiskutuar per ceshtjen e kutive te votimit te perdorura ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009 dhe materialit zgjedhor qe ato permbajne. Lidhur me pergatitjet e KQZ-se per zgjedhjet e ardhshme une i permbahem mendimit te shprehur edhe me pare dhe qe eshte se lsquoblerja e kutive te reja vjen ne kundershtim me ligjin. Ne kete fryme do te jete edhe vota ime ne komision por kini parasysh qe vendimet ne KQZ jane kolegjiale pasi KQZ-ja perbehet nga 7 anetare tha Ristani.
Ky qendrim percjell qarte idene e nje administrimi teknik te krizes pa i meshuar permases se saj politike.
Per te mberritur ne idene e nje konservimi te kutive te 2009-s pa lejuar hapjen e tyre e per pasoje vleresimin e permbajtjes se materialit zgjedhor si prove materiale per hetimin parlamentar mund te sherbeje edhe votimi i fundit ne KQZ.