E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prandeli: Do vazhdojmë me stilin ofensiv

KIEV-Trajneri i Italisë Çezare Prandeli deklaroi se nuk do ta ndryshojë stilin sulmues që skuadra ka treguar në këtë Europian, duke tentuar të nxjerrë jashtë Anglinë e Roi Hoxhson.
“Kemi cilësinë e duhur, është momenti që ta tregojmë”, tha trajneri i Italisë. Lajmi i mirë për të kaltërit është se Tiago Mota nuk ka probleme dhe do të luajë, ndërsa në sulm pritet të rikthehet nga minuta e parë Mario Baloteli, i mësuar me ritmin e anglezëve. “Anglia është një skuadër shumë e organizuar, luan në një mesatare prej 38-39 metrash, por jam i bindur se mund të bëjmë një ndeshje të madhe, - deklaroi më tej Prandeli. – Do të luajmë pa frikë, duhet të qëndrojmë në ndeshje gjithë kohës dhe të vrapojmë sa më shumë. Nuk jemi më të fortët, por kemi dëshirën për t’u bërë të tillë”, u shpreh trajneri i Italisë. Edhe në prag të kësaj sfide, Prandeli ka mbajtur gjithçka të fshehtë sa i përket formacionit, të cilin do ta deklarojë në minutat e fundit.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›