E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli-Itali, policia “blindon” rrugët e Kievit

TIRANE-Ndeshja e sotme mes Anglisë dhe Italisë paraqet një rrezik të madh për tifozët, kështu që rrugët e Kievit janë “blinduar” nga forca të shumta policie.

Kreu i forcave policore britanike, Endi Holt, që ka shoqëruar tifozët për në kryeqytetin ukrainas, ka deklaruar se i druhet shumë asaj çfarë mund të ndodhë. “Jemi të lumtur me gjithçka ka ndodhur në ndeshjet e shkuara, por nuk mund të rrimë të qetë”, deklaroi ai. Si rrallëherë, asnjë tifoz anglez nuk është arrestuar gjatë këtij kampionati europian.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›