E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozin anglez e lë e dashura për shkak të evropianit

KIEV-Të fluturojë në Ukrainë, përkatësisht në Kiev për ta përcjellë ndeshjen çerekfinale mes Anglisë dhe Italisë apo të qëndrojë në shtëpi dhe ta festojë përvjetorin me të dashurën.

Kjo ishte dilema e tifozët të Anglisë, Chris. Në fund, Chris vendosi që të jetë i pranishëm në tribuna për ta përkrahur Anglinë. Vendimi i tij nuk doli të jetë aspak i mirë, pasi menjëherë u la nga e dashura.

E dashura e tij, të shtunën kishte vënë një banderole të madhe në një urë të Birminghamit ku zyrtarisht i kishte bërë me dije Chris-it se lidhja e tyre ka përfunduar. Ajo ishte inatosur me faktin se Chris kishte injoruar përvjetorin e lidhjes së tyre për shkak të ndeshjes çerekfinale mes Anglisë dhe Italisë në "Euro 2012" e cila zhvillohet të dielën (sot) në Kiev.

(d.b/KohaDitore/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›