Ferguson: Berbatov duhet të shënonte më shumë gola

Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka qenë i kënaqur me dy golat e Dimitar Berbatov pas fitores së djeshme ndaj Sunderlandit.
Berbatov u përfshi në formacionin startues dhe shënoi në të dy pjesët e ndeshjet nga një gol. Por Ferguson thotë se bullgari duhej të shënonte më shumë.
“Dimitar ka mundur të shënojë katër ose pesë gola. Ai ka pasur disa mundësi të tmerrshme. Isha i zhgënjyer me rezultatin në pauzën e pjesëve. Ne goditëm shtyllën. Portieri i tyre ka bërë disa mbrojtje të mira dhe ne luajtëm një futboll shumë të mirë”, ka thënë Ferguson