E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojrat me dore-cerekfinalet

Ka ndodhur vetëm një e papritur e madhe në ndeshjet çerekfinale të lojrave me dorë për meshkuj, të luajtura dje. Kjo e papritur ka qenë eleminimi i SHBA nga ana e Italisë në volejboll, madje me rezultatin e pastër 3-0 me sete. i pari ishte tepër i ekuilibruar dhe u fitua nga italianët 33 minutash, 28-26. Dy setet e tjerë ishin të ngjashëm dhe të kaltrit triumfuan me të njëjtin rezultat 25-20. E gjithë ndeshja zgjati 1 orë e 30 minuta dhe kampionia olimpike si dhe ekipi me rezultatet më të mira në grupe, u largua nga skena.
Në ndeshjet e tjera, fitoret ishin po 3-0. Brazili fitoi derbin me Argjentinën duke dominuar gjatë gjithë kohës dhe po ashtu Rusia nuk e pati problem fitoren ndaj Polonisë.
Së fundi, Bullgaria fitoi lehtë 3-0 ndaj Gjermanisë. Në gjysmëfinale do të luajnë më 10 gusht Brazil-Itali dhe Bullgari-Rusi.
Në volejboll për femra, gjysmëfinalet janë Brazil-Japoni dhe Kore e Jugut-SHBA. Brazili fitoi 3-2 ndaj Rusisë, Japonia theu Kinën po 3-2, Amerika mundi 3-0 Republikën Domenikane, ndërsa Koreja e Jugut mposhti Italinë 3-1.
Në basketboll për meshkuj pati ndeshje të forta që u zgjidhën në fund. Spanja fitoi ndaj Francës në një çerekfinale olimpike që ishte përsëritje e finales së Europianit të vjetshëm. Spanjollët u kualifikuan me shifrat 66-59, ndonëse ishin prapa gjatë gjithë kohës.
Rusia u detyrua të përballonte një shpërthim të fundit të Lituanisë për të prerë biletën e saj. Skuadra ruse fioi 83-74. Në derbin tjetër të Amerikës së Jugut, fituese ishte Argjentina e cila mundi Brazilin me 5 pikë diferencë, 82-77. Në orët e vona të natës, madje pas orës 12:00 sipas kohës shqiptare, vazhdoi ndeshja mes SHBA dhe Australisë.
Në gjysmëfinale do të luajnë nesër Spanjë-Rusi dhe Argjentina ndaj fituesit të çiftit Amerikë-Australi.
Në basketboll për femra, sot luajnë Australi-SHBA dhe Rusi-Francë. Australia mundi Kinën në çerekfinale 75-60, Amerika mposhti Kanadanë 91-48, Rusia Turqinë 66-63 dhe Franca Çekinë 71-68.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›