E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolt sprint drejt legjendes

Tashmë, për t’u shndërruar në sprintierin më të madh të historisë i mungon edhe një garë. Bëhet fjalë për atë që do të zhvillohet në mbrëmjen e sotme në orën 21:55 me orën shqiptare: finalen e 200 metrave. 
Nëse Usain Bolt do të fitojë, ashtu siç flasin parashikimet, do të bëhet atleti i parë në histori që do të marrë në shtëpi katër medalje të arta në garat individuale dhe do të konfirmohet si kampion i garës së gjysmë-pistës.
Në këtë mënyrë xhamajkani do të kalonte edhe Karl Ljuis, një tjetër emër të madh, i cili u ndalua në kuotën e 3 medaljeve të arta. Njeriu më i shpejtë në botë do të ketë si kundershtar kryesor mikun-rival, Johan Blejk, që ndryshe njihet me emrin “bisha”.
Bolt praktikisht ka shëtitur në gjysmëfinale. Fitoi me shumë lehtësi dhe pa u lodhur aspak, edhe sepse synimi ishte ruajtja e energjive, pasi finalja do të jetë gara e gjashtë në po kaq ditë. Si një kampion i vërtetë, deri pak çaste përpara startit, AI bën shaka me publikun dhe vullnetarët në pistë, me pas fiton mjaftueshëm sa për të qenë në finale.
Usain Bolt është gati për dopietën historike. Pasi dominoi 100 metrat, ashtu si ndodhi edhe katër vjet më parë në Pekin, ai kërkon të mbetet numri një edhe në 200 metra. Suksesi i tij kuotohet me koeficientin 1,15, ndërsa më pas vjen Blejk me 5.
Mes tre vendeve të para shihet edhe francezi Kristof Lemetre, i cili ka qenë i pari atlet i bardhë që i ka mbyllur 100 metrat nën 10 sekonda, megjithatë ari olimpik për të në garën e 200 metrave duket një mision i pamundur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›