E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenis Melzer fiton ne Memfis

Duhej të ishte rasti që Raoniç të konfirmonte momentin e shkëlqyer që po kalon, pas fitores së një jave më parë në San Hoze, megjithatë tenisti kanadez, pasi fitoi 19 sete radhazi dhe kishte humbur vetëm një shërbim në 41 ndeshje, u dorëzua përballë Jurgen Melzer.
Ky i fundit, edhe pse kishte gishtin e thyer, festoi rikthimin te suksesi pas plot dy vjetëve. Në fakt, triumfi i fundit i austriakut ishte në turneun e Vjenës, në vitin 2010, kur mposhti në finale bashkëkombasin Andreas Haider-Maurer.
Në aktin e fundit të turnout në Memfis, Melzer fitoi në më pak se një orë e gjysmë lojë, me rezultatin 7-5, 7-6. Sfida ka qenë e ekuilibruar në pjesën më të madhe të kohës, ndërsa ish-numrin 8 të klasifikimit botëror ka qenë më I saktë në momentet vendimtare.
Ndërkohë, për Milosh Raoniç kjo ishte humbja e dytë në finalen e Memfisit, ku vitin e kaluar ishte mposhtur nga  Endi Rodik.
Ky ishte triumfi i parë për austriakun Melzer në turneun ATP Ëorld Tour 500 series dhe trofeu i katërt në karrierë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›