Performanca e dobet tifozet Inter rrogat per bamiresi

Shkurti i vitit 2012 ka qenë një muaj i zi për Interin. Nga data 1 deri në fundjavën që sapo kaloi, skuadra e Klaudio Ranierit ka luajtur gjashtë ndeshje, pesë në kampionat dhe një në Champions League, ku pas barazimit 4-4 me Palermon në sfidën e parë ka pësuar 5 humbje, pa arritur të shënojë asnjë gol.
Paraqitjet e skuadrës janë cilësuar të turpshme, të sikletshme, jo të denja e kështu me radhë. Duke nisur nga ky fakt dhe zhgënjimi i madh që po përjetojnë tifozët zikaltër, portali “Interlive.it”, që merret ekskluzivisht me informacione për Interin dhe ku mbështetësit e skuadrës mund të ndajnë mendime, ka hedhur idenë që futbollistët e klubit të Masimo Moratit ta japin rrogën e tyre për bamirësi.
Sipas kësaj faqeje në internet, duke qenë e pamundur që kapiteni Zaneti dhe të tjerët të riparojnë ofendimin ndaj fanellës dhe tifozëve zikaltër, atëherë ata duhet të bëjnë një gjest ku të tregojnë bujari dhe modesti. Me fjalë të tjera, të gjithë ta japin rrogën e muajit shkurt për bamirësi, pavarësisht se kjo do të ndikonte pak në llogaritë e tyre bankare.
“Interlive.it” theksonte se praktikisht zikaltërit nuk kanë luajtur dhe nuk kanë kryer detyrën e tyre dhe ekzistojnë ekstremet, sipas ligjit, për pushimin nga puna për arsye të drejta.
Ndërkohë, në situatën e krijuar, kun ë 8 ndeshjet e fundit Interi ka pësuar shtatë humbje dhe ka marrë vetëm një barazim, tashmë të gjithë presin vendimin për shkarkimin e trajnerit Ranieri. Në anën tjetër, presidenti Morati duke paksa i pavendosur, edhe sepse mungojnë alternativa të përshtatshme për stolin.