E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nervozohet Ronaldo, thërrasin emrin e Messit

Në ndeshjen kualifikuese ndërmjet Qipros dhe Portugalisë e zhvilluar në Nicosia të Qipros, kombëtarja portugeze arriti të fitoj me rezultat bindës prej 4-0. Cristiano Ronaldo ishte ndër lojtarët kryesor të këtij takimi, duke shënuar 2 gola.
 

Por ajo që ra në sy në këtë takim ishte veprimi i qipriotëve, të cilët pas golave të Ronaldos dhe në disa raste kur ai manovronte me top, tifozët thërrisnin emrin e rivalit të përbetuar të Ronaldos, argjentinasi Lionel Messi.

Edhe pse skuadra e tyre “fundosej” me rezultat, tifozët vazhdonin të thërrisnin emrin e Messit.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›