Të panjohur në ekuipazhin e aeroplanit të Kaczynskit

Persona që nuk ishin anëtarë të ekuipazhit të aeroplanit, ishin të pranishëm në kabinën e pilotit të fluturakes, ku vdiqën presidenti dhe zonja e parë e Polonisë Lech dhe Maria Kaczynski e edhe 94 persona, u zbulua në hetime, raporton BBC-ja.
Njëri prej atyre personave është identifikuar, por zyrtarët nuk e publikuan emrin e tij. Hetimi ka vërtetuar se ekuipazhi i aeroplanit para rrëzimit kishte marrë paralajmërime për motin e keq.
“Zyrtari i kontrollit ajror dy herë paralajmëroi, se shikueshmëria arrin 400 metra dhe se nuk ekzistonin kushte për aterrim”, tha Aleksej Morozov, kryetar i komisionit hetues.
Aeroplani i presidentit, i cili u rrëzua në perëndim të Rusisë më 10 prill, ishte në gjendje plotësisht të rregullt të punës kur u rrëzua, shtoi ai sipas raportit të Itar Tass.
“Hetimi vërtetoi se nuk kishte pasur sulm terrorist, eksplozion,
zjarr e as prishje në pajisje”, theksoi drejtoresha e Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit, Tatjana Anodina, duke theksuar se motorët e fluturakes ishin duke punuar deri në çastin kur ajo goditi në tokë.
Ajo saktësoi se identifikimin e zërave të personave që nuk i përkisnin ekuipazhit të aeroplanit, e të cilët gjendeshin në kabinën e pilotit, e vështirëson fakti se dyert e kabinës ishin të hapura gjatë aterrimit të aeroplanit.
“Zëri i njërit prej tyre është identifikuar. Polonia tashmë duhet ta vërtetojë se kujt i përket zëri i personit të dytë”, tha drejtoresha e këtij komitetit.
Në fatkeqësinë e aeroplanit që ndodhi më 10 prill vdiqën 96 veta, në mesin e të cilëve edhe presidenti Kaczyinski, bashkëshortja e tij dhe zyrtarët më të lartë polakë, të cilët udhëtonin në Rusi në komemoracionin me rastin e krimit në pyllin e Katinit që ndodhi në pranverën e vitit 1940, kur policia sekrete sovjetike pushkatoi 22 000 robër ushtarakë polakë.