E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 19-vjeçares, prostituonte për 100 euro tek Vollga

Policia e Durresit Durrës, 21 Dhjetor, 12:45, NOA - Arrestohet një 19-vjeçare, pasi ushtronte prostitucion në Durrës. Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thanë për agjencinë NOA se, M. XH., 19 vjeçe, lindur dhe banuese në Fushë Krujë, është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme.

Prangosja e saj sipas të dhënave, është bërë pasi rreth orës 22:30 në lagjen numër 1, tek vendi i quajtur Vollga në Durrës në bazë të informacioneve të marra nga agjentët  kundër Trafiqeve të paligjshme, kanë gjetur të renë duke ushtruar prostitucion.

Sipas policisë, gjatë kryerjes së një kontrolli në këtë zonë, shërbimet e policisë kanë konstatuar 19-vjeçaren duke konsumuar veprën penale të “ushtrimit te prostitucionit”, duke i ofruar marrëdhënie seksuale me qëllim fitimin prej 100 eurosh qytetarit H. H.

Pas arrestimit, janë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës sasinë prej 4500 lekësh, që sipas deklarimeve të saj, i kishte fituar duke ushtruar prostitucion.

Dosja me materialet i janë dërguar Prokurorisë së Durrësit, akuzën e “ushtrimit të prostitucionit”.

a.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›