Peticioni kundër regjistrimit, firmoset në Tiranë

Peticioni i “Aleancës Kuq e Zi” për mbledhjen e 20 mijë firmave për të mos u vendosur në zbatim ligji për regjistrimin e popullisë në baza etnike dhe fetare, ditën e shtunë ka vazhduar në Tiranë. Në tre pika kryesore të kryeqytetit anëtarët e kësaj alence, kanë mbledhur firmat e qytetarëve.
Nga qyteti i Vlorës ku nisi kjo nismë ka qenë në Tiranë e më pas do të jetë në Gjirokastër e në qytete të tjera ku organizatorët pretendojnë të mbledhin më shumë se 20 mijë firma.
Nisma ka nisur për shkak se sipas ligjit të miratuar, çdo qytetar kur të regjistrohet do të shkruaj edhe kombësinë si dhe besimit që i përket. Kjo ka sjellë edhe kundërshtime të shoqatave të ndryshme dhe për këtë arsye, qeveria ka deklaruar se do të shtyjë për disa kohë regjistrimin e popullsisë në baza etnike dhe fetare.