Rama: Në 15 mars demonstratë për Gërdecin
BERAT- Kryetari i PS-së, Edi Rama deklaroi dje nga Berati se “në 15 mars opozita do të manifestojë kundër padrejtësive”. “Në 15 mars, ne do të demonstrojmë për drejtësinë”, - u shpreh Rama duke kujtuar edhe njëherë protestën me rastin e 3-vjetorit të tragjedisë së Gërdecit dhe duke akuzuar kryeministrin Berisha si shkaktar të vdekjes së 26 viktimave në depon e demontimit. “Fajin e ka Saliu. Saliu duhet të largohet”, - deklaroi dje Rama. Ndërkohë që më herët, në selinë e PS-së anëtarja e Asamblesë, Megi Ajtyresa tha se “në të gjitha rastet drejtësia mungon sepse Saliu është kundërshtar i ligjit dhe të së drejtës. Prandaj të martën në 15 mars, shqiptarët do të protestojnë në Gërdec për t’i dhënë një mesazh të qartë Saliut. Kurrë më vrasjes! Kurrë më padrejtësisë”.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)