“Burg pa afat” për 34-vjeçaren që vrau bashkëshortin

“Burg pa afat” është masa e sigurisë, për gruan që vrau bashkëshortin e saj në Dibër ditë më parë. Kjo masë është marrë sot nga Gjykata e Peshkopisë për Xhevrie Lahin.
34 vjeçarja Xhevrie Lahi ka vrarë babain e tre fëmijëve me thikë në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës në fshatin Sllove të Dibrës. Viktima 42 vjeçari Dilaver Lahi është qëlluar me thikë disa herë në trup.