E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, përplasen dy automjete, aksidentohen drejtuesit

Përplasja e dy mjeteve është bërë shkak i një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Beratit, ku kanë ngelur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve. Aksidenti ndodhi rreth orës 12:30 minuta në aksin rrugor Berat - Ura Vajgurore në mbikalimin në hyrje të fshatit Lapardha.

Mjeti tip Benz me targa në qytetit të Beratit 2643 B që hynte në drejtim të qytetit, mësohet se është përplasur me mjetin tip Audi me targa AA 343 AE, që dilte nga ky qytet. Përplasja ka qënë e fuqishme, pasi ka shkatëruar krejtësisht dy mjetet, ndërkohë që kanë ngelur të plagosur drejtuesi i mjetit tip Benz 26 vjeçari Dilaver Bilçari si dhe drejtuesi i mjetit tip Audi, 30 vjeçari Alush Xherimeja.

Të plagosurit u dërguan me urgjenc pranë spitalit të këtij qyteti ku kanë marrë ndihmën e parë shëndetësore dhe ende ndodhen nën terapi intesive. Drejt vendit të ngjarjes kanë mberritur më pas ekspertët e policisë së qarkullimit rrugor, të cilët kanë nisur hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti.

Aksidentet rrugore janë kthyer në punën e ditës në sektorin e qarkullimit rrugor, pasi vetëm gjatë ditëve të fundit janë shkaktuar katër të tillë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›