E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ethet", përfundon dezinfektimi i fshatrave

Në fshatrat e Kukësit dhe Hasit, ku është konstatuar sëmundja e etheve hemorragjike.

Burime nga Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik në Kukës bëjnë me dije se në 24 orët e fundit është paraqitur vetëm një person i dyshuar me këtë sëmundje. Problem është se ende në këtë qark nuk ka ardhur preparati kryesor që lufton këtë sëmundje.

"Ende nuk kemi ilaçin që lufton këtë sëmundje, po e presim të na vijë, sipas premtimit që na është dhënë", thotë drejtori Rajonal i Shëndetit Publik, Nikolin Martini.

Deri tani nga kjo sëmundje janë të prekur 12 persona, njëri prej të cilëve humbi jetën në spitalin e Prishtinës. çdo i sëmurë, i dyshuar si i prekur nga sëmundja, dërgohet menjëherë në spitalin infektiv të Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›