E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: Trupë administratorësh për zgjedhjet

Në këtë tryezë është propozuar formimi i një trupe administratorësh zgjedhorë, profesioniste dhe të konsoliduar.

Tryeza në fjalë është shoqëruar edhe me protestë, kur anëtarja socialiste e KQZ-së, Dëshira Subashi, ka braktisur takimi, pasi sipas saj nuk është thirrur për të organizuar këtë tryezë. Në fjalën e tij, ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch ka theksuar se rekomandimet e këtij institucioni dhe të institucioneve të tjera evropiane janë të rëndësishme, por sipas tij, nuk duhet të ndryshohet disa aspekte të Kodit Zgjedhor.

"Të mos lejohen partitë politike që të zëvendësojnë anëtarët e komisioneve më të ulëta në mënyrë arbitrare. Kodi Zgjedhore të garantojë mekanizmat efektive për caktimin e vendeve në administrimin e zgjedhjeve nëse partitë politike nuk i plotësojnë ato brenda afateve. Komisionerët zgjedhorë të mos i bazojnë vendimet zgjedhore mbi konsideratat politike, pra duhet te jene te paanshëm", tha Bosch.

Kreu i KQZ-së, Arben Ristani shprehu vullnetin për të përmirësuar më tej praktikën zgjedhore, mbështetur në këto rekomandime për të shmangur të metat e shfaqura në zgjedhjet e mëparshme. Duke i cilësuar zgjedhjet si shumë të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE, Ristani kërkoi shfrytëzimin e të gjithë potencialeve për të ngritur një trup administratorësh zgjedhor profesioniste.

Ristani citoi raportin e ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit të 2009, se "Shqipëria realizoi zgjedhjet më të mira të bëra ndonjëherë por, që nuk shfrytëzoi të gjitha potencialet e saj". Ristani duke folur për punën e KQZ, deklaroi se "po punohet për të rritur bashkëpunimin me autoritet lokale të administrimit të zgjedhjeve, përgatitjen e një regjistri me të dhënat e gjeneralitet e administratorëve zgjedhor, certifikimin e tyre për konsolidimin e një trupe profesionistesh".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›