Topalli i përgjigjet Ramës: Po kërkon gjethe fiku
TIRANË- Akuza pa bazë e arsyetim jashtë cdo logjike ligjore e kushtetuese i ka quajtur kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaratat e kreut të PS-së, Edi Rama për mandatin e deputetit socialist.
Në një deklaratë për mediat, Topalli ka sqaruar se vendimi i KQZ është i ligjshëm, kushtetues dhe i qartë.
Duke qenë se Këshilli i Rregullores nuk funksion me shumicë votash por në barazi të plotë deri sa Rama ta ndajë mendjen mbi ligjshmërinë ose jo, për këtë cështje këshilli është i bllokuar për konkluzionet. Rama ti thotë shqiptarëve se në cilin nen autorizohet kryetari i kuvendit për të dhënë apo hequr mandatin e deputetit- tha Topalli.
Ajo ka përsëritur publikisht kërkesën ndaj Ramës dhe PS-së të sjellin kandidaturat për vendet vakante të opozitës në bordin e Këshillit të televizioneve, të lëna bosh sipas saj që prej 3 vitesh si karrigia e zonjës e Seseri në Kuvend.
Sa për dokumentet që thotë, Rama ta kërkojë në sirtarët e presidencës aty ku e ka dërguar me vendim kuvendi dhe jo te Jozefina. Aty nuk e ndihmoj dot, aty do gjejë votuesin e tij të devotshëm që ta sqarojë. Deri tani Rama ka kërkuar një gjethe fiku, unë cadër, unë sirtar, edhe po e gjeti ajo nuk e mbulon por e turpëron- tha Topalli.
