Pranga 4 personave për vepra të ndryshme penale
Policia e Tiranes njofton se brenda 24 oreve jane kryer 4 arrestime per vepra te ndryshme penale. Madje dy prej te arrestuarve jane gra që akuzohen për shfrytëzim per qelime prostitucioni.
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë 24 orëve të fundit 4 persona për vepra të ndryshme penale, dy prej të cilëve gra që akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.
Dje në mbrëmje, policia arrestoi adoleshentin F. M., i cili në bashkëpunim me dy persona të tjerë, në mars të këtij viti, akuzohet të kenë plagosur rëndë një shtetas, në Ndroq të Tiranës.
Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme finalizuan operacionin e koduar ‘Filanto’, duke arrestuar në flagrancë shtetases V.F. 50 vjeç, lindur në Shkodër dhe banuese në Tiranë, dhe M. N., 52 vjeç, lindur në Mirditë dhe banuese në Tiranë. Nga hetimet e policisë rezulton se në bashkëpunim me njëra- tjetrën, për më shumë së një muaj, ato kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni shtetasen V. R. 37 vjeç, lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë.
Po në aksionin e 24 orëve të fundit kanë qenë dhe specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Drogës, të cilët arrestuan 31 vjeçarin Bardhyl Shkreta, lindur dhe banues në Tiranë, nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
(d.b/BalkanWeb)