E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujësjellësi në borxh me CEZ, Fieri, Vlora 24 orë pa ujë, situata alarmante

FIER-VLORË-Qytete të mëdha si Vlora, Fieri dhe një pjesë e Lushnjës kanë 24 orë pa ujë të pijshëm dhe shkak për këtë situatë është bërë borxhi që Ujësjellësat i kanë kompanisë CEZ.
Nga Fieri dhe Vlora mësohet se prej 24 orësh banorët e këtij qyteti po perballen me mungësën e ujit të pijshëm. Situata më ë rënduar paraqitet në spitale, kopshte, cerdhe dhe shkolla.
Shkak për këtë mësohet se është bërë ndërprerja e energjisë në stacionet e pompave kryesore të këtyre qyteteve nga ana e CEZ. Kompania pretendon se ujësjellaësat nuk kanë paguar detyrimet për energjinë elektirke, ku vetëm në Fier mësohet se ka kapur sipas CEZ, shifrën 10 milionë lekë.
Nga Vlora ka reaguar drejtoria e Ujësjellësit që ka bërë thirrje ndaj Cez se në një situatë të tillë nuk duhet lënë gjtihë qyteti pa ujë të pijshëm.

Ndërkohë që konflikti Ujësjellës-CEZ vijon prej 24 orësh, mijëra banorë në Vlorë, Fier e Lushnjë po përballen me mungesën e ujit të pijshëm.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›