Gylen vlerësohet nga EWI me Çmimin e Paqes për vitin 2011

Drejtuesi i këtij Instituti, Edvin Mroz, vlerësoi qëndrimin e qartë të Fethullah Gylenit ndaj terrorizmit. Çmimi i Paqes për vitin 2011 iu dorëzua drejtorit të Fondacionit të Gazetarëve dhe Shkrimtarëve me qendër në Stamboll, z. Mustafa Jeshil.
Në një mesazh të shkruar për ceremoninë e organizuar në Nju Jork, vetë Fethullah Gyleni pohoi se e pranon këtë çmim, jo në emër të tij, por në emër të “vullnetarëve” të pafund të përhapur në të gjithë botën, duke e pranuar veten si pjesë e tyre . Në mesin e anëtarëve të grupit drejtues të EWI, i cili feston 30-vjetorin e themelimit, ishte i pranishëm edhe gjenerali Xhejms L. Xhons, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare të presidentit Barak Obama, si ish-Sekretarja e Shtetit, Kondolesa Rajs.
“Jemi të nderuar t’i japim këtë çmim të nderuarit Fethullah Gylen”, u shpreh në fjalën e mbajtur drejtuesi i EWI, Edvin Mriz. Në ceremoni u prezantua një video rreth arsyeve përse EWI i akordoi këtë çmim Gylenit.
Në videoprezantim, ndër të tjera shpreheshin edhe mendimet e personaliteteve të shquara botërore rreth Gylenit, si ish-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Xhejms Bekër Baker dhe Medlin Ollbrajt.
Duke vlerësuar qëndrimin e qartë të Fethullah Gylenit kundër terrorit, u shfaq edhe titulli i gazetës “Washington Post”, e cila nënvizonte fjalët e Gylenit: “Myslimani nuk mund të bëhet terrorist dhe një terrorist nuk mund të quhet mysliman”.
“Ky çmim dhurohet një herë në vit. Për këtë arsye është shumë i rëndësishëm për ne”, u shpreh Mroz. Ai theksoi se Instituti Lindje-Perëndim mbështetet mbi vlerat themelore, si respekti, përgjegjësia, toleranca dhe disiplina.
Mroz pohoi se Fethullah Gylen është një person i cili mbart përgjegjësi të mëdha dhe realizon vlerat e besuara.
Ndërkaq, Fethullah Gylen u shpreh në mesazhin dërguar Institutit Lindje-Perëndim, se ndjehet i nderuar dhe i impresionuar për vlerësimin me Çmimin e Paqes për vitin 2011.
“Por, unë nuk e marr këtë çmim në emrin tim, por e pranoj në emër të një numri të pafund vullnetarësh, të kombësive dhe besimeve të ndryshme, të cilët duke mos pasur asnjë qëllim tjetër, janë bashkuar vetëm për të punuar dhe për t’i shërbyer njerëzimit”, thekson Gylen.
Duke nënvizuar shtimin e paragjykimeve të shoqërive ndaj njëra-tjetrës si rrjedhojë e ngjarjeve të dhunshme të përjetuara në të gjithë botën gjatë dekadës së fundit, Gylen pohoi se shumë persona kanë realizuar akte terroriste në emër të fesë.
“Disa përdorën dhunën dhe vranë persona të pafajshëm në emër të fesë. Të vrasësh njerëz të pafajshëm në emër të fesë, është diçka që s’mund të ekzistojë në Islam. Shpresojmë që kjo periudhë e errët të ketë mbaruar dhe të mos përsëritet më”, deklaroi Gylen në fund të mesazhit të tij. /Start/
2011-05-13 12:38